PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Leskaj-PS: Jo spekulim me opoziten, jemi gati


E Premte, 09 Maj 2008

Selia blu reagon pas shume kohesh per debatet mbi heqjen e imunitetit te deputetit. Kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, duke iu kunderpergjigjur deputetit demokrat, Leskaj, qe te mos spekuloje per kete ceshtje. "Mos spekuloni me opoziten. Kryeministri juaj solli disa dite me pare paketen per ndryshimin e Kushtetutes. Ta kishte perfshire aty dhe nje pike per imunitetin", tha Leskaj, duke lene te kuptohet se opozita eshte pro kufizimit te imunitetit per deputetet. Qe nga nisja e debatit per kufizimin e imunitetit qe u rihap nga kerkesa e prokurorise per t'ia hequr ish-ministrit Mediu, deputetet socialiste nuk kane folur per kete ceshtje. Nderkohe qe dje, kryetarja e grupit beri te qarte qendrimin e PS-se. Disa muaj me pare, deputetet socialiste ndermoren nje nisme per te hequr dore ne menyre vullnetare nga imuniteti i deputetit. Madje e dorezuan dhe ne Kuvend. Por nje nisme e tille, nuk u vleresua si ligjore, per sa kohe qe ajo nuk votohet ne seance e nuk ka fuqine e ligjit. Me diskutimin e miratimin e nje projektligji konkret per tu zhveshur nga imuniteti i deputetit, atehere te zgjedhurit e popullit nuk do te gezonin me mbrojtjen qe u jep mandati ndaj hetimeve apo procedimeve penale.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika