Bujar Leskaj: Deputete pa imunitet dhe me 52 vota
E Premte, 09 Maj 2008
Deputeti demokrat Bujar Leskaj kerkoi dje nisjen e shqyrtimit te projektligjit per "Kufizimin e Imunitetit te Deputeteve". Nga foltorja e Kuvendit, Leskaj kerkoi qe kjo nisme te ndermerret menjehere qe deputetet te mos jene me te mbrojtur nga ligji kur behet fjale per hetime. Madje, ai sugjeroi qe, nese eshte e nevojshme te hartohet dhe nje projektligj i ri me konsensus politik. "Te bejme nje ligj te ri me nje paragraf te vetem per t'iu hequr imunitetin deputeteve, ose hajdeni shqyrtojme nismen e PD qe prej kohesh eshte ne Kuvend", tha Leskaj. Ai i kerkoi grupit demokrat ku ben pjese, qe ta perfshije nismen per kufizimin e imunitetit ne komisionet parlamentare per shqyrtim. "Dhe po nuk na mbeshteti opozita, ne do e kalojme sido qe te jete, dhe me 52 vota si kaluam ligjin per legalizimet", theksoi ai. Sipas deputetit te Vlores, nga mbeshtetja qe do te japin apo jo deputetet per kete nisme ligjore, do te duket se kush eshte vertet i paster te qendroje dhe pa imunitet. "Do te shohim se kush do te fshihet si struci pas imunitetit", vijoi Leskaj.
Sipas tij, Kuvendi duhet te reflektoje sidomos pas deklaratave dhe mesazheve te nderkombetareve sic ishte dhe mesazhi i fundit i ambasadorit amerikan ne vendin tone, Xhon Uithers, per ndryshimin e ligjit per imunitetin.