PD-PS, OK kufizimit te imunitetit
E Premte, 09 Maj 2008
Rozeta Rapushi
Pozita dhe opozita bien dakord te kufizojne imunitetin per te gjithe deputetet. Parimisht, deputete te PD dhe PS pranuan dje kufizimin e imunitetit, si nje nisme qe duhet ndermarre sa me shpejt. Reagimi erdhi pas kritikave te ashpra qe ambasadori amerikan ne vendin tone, Xhon Uithers, beri pardje per rritje te korrupsionit ne Shqiperi dhe se politikanet duhet te jene te barabarte me qytetaret e thjeshte, kur behet fjale per hetim.
Opozita reagoi dje ndaj kerkeses se PD per kufizimin e imunitetit te gjithe deputeteve. Ne emer te Grupit socialist, Valentina Leskaj tha se te djathtet ne pushtet nuk duhet te spekulojne lart e poshte se opozita eshte kunder heqjes se imunitetit, pasi nuk eshte e vertete. Madje, Leskaj kritikoi se nje nisme te tille, Kryeministri mund ta sillte me paketen e ndryshimeve kushtetuese qe dorezoi ne Kuvend. "Mos spekuloni me ceshtjen e imunitetit se kampi i majte nuk do. Kryeministri dorezoi e miratoi dite me pare paketen e ndryshimeve kushtetuese. Ta kishte perfshire si propozim", tha kryetarja Leskaj, duke lene te kuptohej se opozita do ta votonte. Debati mbi imunitetin u hap ne seance nga deputeti demokrat, Bujar Leskaj. Sipas tij, Kuvendi duhet te shqyrtoje nismen e PD-se per kufizimin e imunitetit te deputeteve. Ose te hartoje nje projekt tjeter me nje nen te vetem. "Te bejme vetem nje paragraf qe te hiqet imuniteti per deputetet", tha Leskaj. Me i ashper, deputeti Dashnor Sula sugjeroi jo vetem kufizimin apo heqjen e imunitetit per deputetet, por dhe per institucionet kushtetuese. Aktualisht ne Kuvend gjendet nisma ligjore e PD-se qe kerkon kufizimin e imunitetit per te gjithe deputetet. Kjo nisme u dorezua ne fund te vitit 2005, kur PD erdhi ne pushtet, por ende nuk ka marre miratim.
Debati i djeshem ne Kuvend vijoi me nivelin e korrupsionit. Gjithnje duke marre shkas nga deklarata e hidhur e ambasadorit Uithers, opozita akuzoi qeverine se ka rritur ne menyre te frikshme korrupsionin e nuk e ka luftuar ate. Duke permendur raportin e IDRA-s, nje dite me pare, qe tregonte se korrupsioni eshte rritur ne masen 13%, kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, tha se ka perkeqesim te situates korruptive, lidhur me nxjerrjen e dokumenteve zyrtare dhe me trajtimet mjekesore. "Te gjitha te dhenat e sondazhit provojne se qeveria ka deshtuar ne luften ndaj korrupsionit, madje as nuk e ka pasur seriozisht luften ndaj tij", theksoi Leskaj. Po keshtu dhe Erion Brace theksoi se qeveria duhet te reflektoje ndaj shifrave ne rritje per korrupsionin, pasi jane qytetaret ata qe e paguajne. Ne emer te PD-se, mbrojtja dje ne Kuvend u be nga Ferdinand Xhaferri. Sipas tij, korrupsion ne shifrat qe permend opozita nuk ka, dhe kete e verteton anetaresimi ne NATO. "Kemi shtruar rruge, e kete e tregojne faktet ne Durres-Morine e kemi arketuar qindra milione", reagoi Xhaferri.
Kufizim imunitetit dhe institucioneve kushtetuese
Partia Demokratike hedh idene e zgjerimit te numrit te zyrtareve qe duhet t'u kufizohet apo hiqet imuniteti. Dashnor Sula propozoi dje nga foltorja e Kuvendit kufizimin e imunitetit dhe per institucionet kushtetuese, drejtuesit e tyre. Sipas Sules, dhe keta zyrtare duhet te perfshihen ne qarkun e atyre qe nuk duhet t'i pengoje imuniteti per t'u hetuar. Nuk duhet te jene vetem deputetet, sipas tij, qe te mos kene imunitet.