Uithers: Korrupsioni te luftohet jo me fjale
E Premte, 09 Maj 2008
Ambasadori amerikan ne vendin tone, Xhon Uithers, kritikoi ashper dy dite me pare se udheheqja politike duhet te fuqizoje institucionet qe kerkojne te bejne drejtesi, te fuqizoje prokurore qe vihen pas krimineleve dhe te qarte qe kushdo qofte i dyshuar, pavaresisht nga pasuria apo lidhjet familjare e politike, t'i nenshtrohet procedimit. Duke folur per gjendjen e korrupsionit ne Shqiperi, Uithers theksoi se nuk duhet te perdorin ndikimin per te mbrojtur miqte apo te afermit dhe nuk duhet te perdorin pushtetin politik per te ndryshuar rrjedhen e drejtesise. "E gjithe elita politike duhet te marre pergjegjesine. Dhe kjo do te thote qe udheheqesit politike duhet te denoncojne aktet e korrupsionit edhe kur keto kryhen prej kolegeve te tyre", theksoi ai, duke deklaruar se korrupsioni s'duhet luftuar me fjale. Po keshtu, ai kritikoi doktoret qe nuk shohin kartelat e pacientit apo nuk e regjistrojne fare viziten, por bejne pyetje mbi te ardhurat e gjendjen financiare. "Ka nje dhe vetem nje arsye per fjalet e mia sot ketu: dhe ajo eshte sepse une e di qe mund ta fitoni kete lufte, sepse qeveria ime do qe ju ta fitoni kete lufte", mbylli fjalimin kritik ambasadori amerikan.