Rama: Berisha, sponsor i korrupsionit
E Premte, 09 Maj 2008
Oli Xhilaga
Pergjegjesia kryesore per rritjen e rrezikshme e galopante te ndikimit te korrupsionit ne sjelljen e shtetit ndaj qytetarit i takon Kryeministrit Sali Berisha dhe qeverise se tij! Ky eshte qendrimi i ardhur dje nga kreu i selise roze, Edi Rama, lidhur me raportin e USAID-it. Madje, ne gjykimin e kryetarit Rama, pervec evidentimeve qe ben ky raport mbi shkallen e korrupsionit ne vend, komenti i bere nga ambasadori amerikan, Xhon Uithers, mbi kete studim, shton me tej shqetesimin per rrenjet qe po shtrin ky fenomen.
"Dua te pershendes e falenderoj publikisht perfaqesuesin e Shteteve te Bashkuara ne Shqiperi, ambasadorin John Uithers, per gjithcka tha mbi gjendjen e korrupsionit ne vendin tone, shkaqet e perkeqesimit te kesaj plage, pasojat dhe masat qe duhen marre". Keshtu u shpreh dje kryetari Rama, lidhur me deklaraten e dhene nga ambasadori Uithers, mbi raportin e USAID-it. Por ne gjykimin e kreut socialist, komenti i ardhur nga ambasadori Uithers se bashku me kete raport jane nje tjeter shuplake per qeverisjen aktuale dhe Kryeministrin Berisha. "Pergjegjesia kryesore per kete rritje te rrezikshme galopante te ndikimit te korrupsionit ne sjelljen e shtetit ndaj qytetarit i takon atyre qe qeverisin dhe rinenvizojme se Sali Berisha dhe qeveria e tij e kane mbeshtetur direkt dhe indirekt korrupsionin, duke u betuar me fjale kunder tij e duke u bere, me vepra te denueshme e mosveprime te pajustifikueshme, sponsori i tij gjeneral", vleresoi Rama gjate fjales se tij, lidhur me kete ceshtje.
Megjithate, edhe pse mjaft kritik ndaj qeverisjes aktuale, Rama pohoi faktin se e gjithe klasa politike duhet te kontribuoje per te luftuar kete fenomen. "Ne jemi absolutisht dakord me pikepamjen se e gjithe klasa politike duhet te beje shume me teper ne luften kunder korrupsionit dhe jemi te gatshem te kontribuojme per te gjitha reformat e masat e nevojshme, ne nivelin kushtetues e ligjor, po edhe ne ate etik ku politika shqiptare jep nje shembull te patolerueshem me gjuhen, sjelljen e veprimet e shumekujt nder perfaqesuesit e saj", nenvizoi Rama. Por nga ana tjeter, kreu i socialisteve nuk harroi te evidentonte se "nen kete qeveri ka humbur shpresa, ka marre revansh varferia e papunesia, eshte dhjetera-fishuar kostoja e jeteses dhe eshte bere i paperfillshem cmimi i jetes". Madje, kjo ishte dhe arsyeja per te cilen, Rama garantoi se "kesaj qeverie te dale nga politika e vjeter e dasive artificiale per te garantuar pushtetin e nje klani ne do t'i japim fund me nje bashkim te ri, pertej kufijve te vjeter te partive, me cdo shqiptar e shqiptar e demokrate te ndershem, te cilet duan nje Shqiperi te punes se ndershme e te politikes se re ne lufte me varferine, papunesine, injorancen, dhune, korrupsionin".
Kryetari i PS: Eshte grabitur fondi i Durres-Kukes
Kryetari i PS-se, Edi Rama, referuar shkalles se larte te korrupsionit ne vend, solli ne kujtese rrugen Durres-Kukes. "Nen kete qeveri kane ndodhur ngjarjet me te renda me motiv korrupsionin, nga grabitja e fondeve te rruges Durres-Kukes, ku ne emer te patriotizmit ka ikur ne drejtim te paditur nje fond i barabarte me shumen e nevojshme per te ndertuar edhe Rrugen e Arbrit".