Meta: Korrupsioni, kerkoj doreheqjen e Berishes
E Premte, 09 Maj 2008
Levizja Socialiste per Integrim kerkoi dhe largimin e Kryeministrit Sali Berisha nga ky post. Nje kerkese e tille u bazua ne konfirmimin e bere nga raporti i USAID-it, lidhur me rritjen e nivelit te korrupsionit ne vend pergjate dy viteve te fundit. "Goditja qe iu dha Kushtetutes ka filluar tashme te jape efektet e veta regresive dhe kjo ndihet nga rritja e presionit dhe kercenimeve te vete Berishes ndaj gjyqesorit. Ndaj kerkoj perseri, edhe me fort edhe me me bindje, sesa me pare, ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim dhe te gjithe opozitareve, doreheqjen e Sali Berishes nga posti i Kryeministrit, sepse vetem doreheqja e tij mund te ndihmoje qe drejtesia te funksionoje si e pavarur dhe te hedhe drite mbi kraterin e erret te korrupsionit te Gerdecit, qe iu mori jeten shume shqiptareve tane", deklaroi Meta gjate fjales se tij, gjate nje komunikimi me mediat. Sipas tij, Berisha nuk mund te perdore me postin e Kryeministrit per te mbrojtur persona drejtues ne administraten e tij qe jane te pandehur per krime deri ne vrasje. Per kreun e LSI-se "nje qeveri e zhytur ne korrupsion, vecse do te shtoje varferine e qytetareve shqiptare".
"Kryeministri ka uzurpuar te gjitha institucionet"
Kreu i LSI-se, Ilir Meta, deklaroi se "fale ndryshimeve Kushtetuese te bera ne menyren me te paprecedent dhe me antidemokratike, Berisha ka uzurpuar pothuajse te gjitha institucionet perfaqesuese te popullit, ka goditur ndarjen e pushteteve, ka goditur pavaresine e gjyqesorit qe eshte nje nga prioritetet kryesore te vete ecurise se procesit te Stabilizim-Asosimit te Shqiperise".