Dosja “Remzi Hoxha”, Sefgjini sherr në gjyq
Redinalda Caushaj
E Premte, 09 Maj 2008
TIRANE - Masa e sigurise ndaj tre ish-SHIK-asve, qe jane akuzuar per zhdukjen e Remzi Hoxhes, eshte shoqeruar me debate te ashpra. Seanca gjyqesore eshte zhvilluar nje e nga nje per dy te pandehurit Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi, te cilet kane mohuar akuzat e ngritura nga ana e prokurorise, duke pretenduar se ceshtja e tyre eshte pushuar nga ana e gjykates dhe nuk ka prova te reja nga akuza. Pas degjimit te paleve, gjyqtari Fran Prendi ka vleresuar si te ligjshme masen e sigurise "arrest shtepie" per dy te pandehurit. Nderkohe te pandehurit te trete Budjon Meces, masa e sigurise i eshte vleresuar ne spital, ku ndodhet ne gjendje koma.
Ora 12:00 e ka sjelle drejtorin e Tatimeve, Arben Sefgjini, ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku ndodhej pasagjer i nje makine tip "Benz" me traga TR 2700 N. I ulur ne banken e te akuzuari "jashte kafazit", Sefgjini ka bere te ditur se eshte njohur me akuzen e tij me daten 5 maj nga ana e oficerit te policise gjyqesore. Nga ana tjeter, ky i fundit e ka cilesuar si te padrejte kete akuze. "Ky eshte nje manipulim qe ben prokurori. Nuk eshte e vertete qe ka akuze te re apo eshte zbuluar nga ky prokuror", ka bere te ditur dje ne Gjykate te Krimeve te Renda. Duke perdorur tone te ashpra, Sefgjini i ka bere te ditur gjyqtarit, i cili ka vendosur edhe masen e sigurise ne mungese, se nuk ka akuze te re nga ana e prokurorise. Ai i ka kerkuar prokurorit Xhevat Hana qe ta lexoje nga fillimi ne fund vendimin e 2004. "Ta lexoje zoti Hana nga fillimi ne fund vendimin se po na flet sipas qejfit te vet", i eshte drejtuar dje Sefgjini, prokurorit. Per te shpjeguar te pandehurit, prokurori i ka sqaruar ketij te fundit se me 22 maj te vitit 2003, prokuroria i ka komunar akuzen e rrembimit e me pas torturimit te dy personave, Remzi Hoxha e Ziso Kristopulis. Nderkohe qe i Avdyl Loshaj eshte pyetur ne dhjetor te po atij viti ne cilesine e deshmitarit. Prokurori Hana i ka bere te ditur Sefgjinit se, pas pushimit te ceshtjes dhe rihapjes se saj nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda, te ciles iu kalua per kompetence, prokuroria ka nisur edhe hetimet per rrembimin e Avdyl Loshajt, i cili ka qene me Kristopulis dhe Hoxhen diten e ngjarjes me 21 tetor 1995. Por i pandehuri Sefgjini i eshte drejtuar prokurorit Hana, duke u shprehur se, "ose genjeni ju, ose prokuroret e meparshem".
I dyti ne radhe ne Gjykaten e Krimeve te Renda ka mberritur i akuzuari tjeter, Avni Koldashi. Ky i fundit e ka akuzuar dje prokurorin Xhevat Hana se akuzat ndaj tij jane "me prapavije politike", por pa u shprehur me teper, se nga kishin ardhur keta prapavija politike. Duke mos dashur te mbrohet nga asnje avokat, Koldashi ia ka bere te ditur gjyqtarit dhe prokurorit se ne ditet dhe muajt e ardhshem do t'i shihnin dhe kuptonin te gjitha. Te dy te pandehurit kane sqaruar si prokurorin ashtu edhe gjyqtarin se edhe pse disponojne nga nje vize "Shengen", keta te fundit nuk kane ndermend te largohen nga vendi yne. Madje, Koldashi ka bere te ditur se ka pasur dhe mundesine per te marre statusin e azilantit politik, por nuk e ka kerkuar vete kete status, pasi kerkon qe te jete i pranishem ne kete proces gjyqesor. Sipas te pandehurit, pretendimi i dhene nga ana e gjykates per largimin e tyre nga vendi yne eshte absurd, pasi ky i fundit eshte larguar disa here dhe eshte rikthyer serish, edhe pasi i jane komunikuar akuzat qe rrendonin mbi ta pas rihapjes se dosjes. Kjo, sipas tij, vertetohet edhe ne pasaportat e tyre, si dhe vulat e vena ne te.
Nga ana tjeter, Koldashi ia ka bere te ditur gjykates se per keto vepra penale qe e akuzon gjykata, jane pushuar nje here, si dhe ky i fundit ka marre demshperblim nga ana e gjykates per burgim te padrejte.
"Fajet e mia, qe erdha ne Tirane dhe puna ne shtet"
Avni Koldashi, pasi eshte njohur me masen e sigurise te dhene nga gjykata me 4 maj te ketij viti, i ka cilesuar akuzuat e ngritura ndaj tij prapavije politike. Duke mohuar se kush ishin prapavijat politike, per te cilat ky i fundit akuzonte prokurorine, ka shpjeguar se kishte kryer vetem nje detyre shteterore. "Ardhja ime ne kete vend trillim, shpifje dhe veprimtaria ime eshte shteterore. Nese kam bere faje, pranoj qe kam bere dy, qe leviza nga Kukesi ne drejtim te Tiranes me familjen time dhe e dyta eshte qe punova ne shtet", ka bere te ditur dje Avni Koldashi, pasi eshte vleresuar edhe masa e tij e sigurise ne Gjykaten e Krimeve te Renda. Lidhur me masen e caktuar "arrest shtepie", Koldashi u shpreh se ia kane komunikuar si mase ne oren 13:00, te dates 5 maj te ketij viti dhe se nuk ishte dakord per rrezikshmerine e theksuar nga prokurori, pasi ka pasur mundesine te largohet, ka qene ne shtete te ndryshme, i eshte ofruar strehim politik dhe i ka refuzuar, duke iu pergjigjur organeve te drejtesise. Nga ana tjeter, Koldashi ka bere te ditur se e verteta dhe mungesa e provave do te dale se shpejti nga seancat gjyqesore, te cilat do te nisin ne kete gjykate. Nderkohe qe, Koldashi ka theksuar se nje here akuzat e ngritura ndaj tij jane pushuar per kete prokuroria nuk ka prova te tjera ashtu edhe sic pretendon. Sipas deklarimit te tij, ai eshte invalid i klasit te pare per kete nuk duhet te ishte caktuar masa e sigurise.
Batutat mes te pranishmeve
Prokurori - 22 maj te vitit 2003 jeni akuzuar per rrembimin e me pas torturimin e Remzi Hoxhes dhe Ziso Kristopulis.
Sefgjini - Nuk eshte e vertete lexoni vendimin atje.
Prokurori - Ne dhjetor te vitit 2003, eshte pyetur Avdyl Loshaj, ndaj te pandehurit ka prova te mjaftueshme.
Sefgjini - Vendimi i pushimit perfshin edhe Avdyl Loshajn, vendimi i dates 1 korrik 2003.
Prokurori - Cfare date
Sefgjini - S'e dini ju kur eshte bere pushimi. Kur eshte pyetur Abdyl Loshaj. Eshte spekulim. Ja ku e ke te shkruar kush e ka pyetur. Pse genjeni
Prokurori - Avdyl Loshaj eshte marre ne pyetje ne dhjetor te vitit 2003 si deshmitar, 1 korrik te vitit 2004 eshte pushuar dosja. Ju nuk jeni akuzuar per rrembimin e tij me pare
Sefgjini - Ja ku e ke ketu.
Prokurori - Nuk je akuzuar per kete rast.
Prokuroria-Sefgjinit: Mos tako te afermit
Arben Sefgjini i ka bere te ditur gjykates se i eshte mohuar e drejta per te takuar edhe te afermit e tij. Sipas pretendimeve te Sefgjinit, kjo gje i eshte komunar nga ana e oficerit te policise gjyqesore me 5 maj, ora 17:00, kur ky i fundit u kishte komunikuar edhe masen e sigurise "arrest shtepie". Nderkohe ky kufizim i te drejtes eshte hedhur poshte nga ana e gjyqtarit Fran Prendi, i cili ka bere te ditur qe gjykata nuk ka marre ndonje vendim te tille dhe nuk duhet te ishte shtuar nga ana e prokurorise.