 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Gjuhet e huaja, provim per fituesit
Luljeta Ndoka
E Premte, 09 Maj 2008
Fakulteti i Gjuheve te Huaja do te ndryshoje skemen e pranimit te studenteve qe konkurrojne per cilendo gjuhe qe mesohet ne kete fakultet. Keshtu, pasi te jene shpallur fituesit per cdo dege, nje grup specialistesh do te pergatisin nje test tjeter per ta. Maturantet, te shpallur fitues njehere do t'i nenshtrohen ketij testi dhe me pas do te mund ta fillojne shkollen e larte, ata qe arrijne t'i asimilojne pyetjet e tij. Nese disa, apo shume prej tyre nuk arrijne qe ta kalojne sic duhet testin, atehere eshte propozuar qe numri i tyre te mos plotesohet, mjafton qe niveli i studenteve qe ulen ne auditore te jete i pranueshem, madje i mire.
Test pas provimeve
Stafi drejtues i Fakultetit te Gjuheve te Huaja ka kerkuar qe fituesit t'i nenshtrohen nje filtri tjeter per dijet ne cdo gjuhe te huaj qe mesohet ne fakultetin ne fjale. Lajmin e ben te ditur drejtori i Arsimit te Mesem ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences, Ndricim Mehmeti. Ai tregon se nje gje e tille eshte kerkuar me ngulm nga stafi i dekanatit, ne menyre qe atje te pranohen studentet me te zote dhe niveli i tyre te jete i larte. Keshtu, per shembull ne degen e Anglishtes jane shpallur fitues 100 kandidate, ne baze te kuotave te vendosura nga qeveria. Keta 100 fitues do te bejne nje provim tjeter, me pyetje te formuluara nga specialistet e gjuhes. Ata qe arrijne ta fitojne, do te mund te vazhdojne studimet ne kete dege, ndersa te tjeret nuk do ta kene mundesine per nje gje te tille, edhe pse paraprakisht ata jane shpallur fitues, sipas rregulloreve dhe ligjeve ne fuqi. Ne kete menyre do te aplikohet, pavaresisht se kuota e miratuar ka shume shanse qe te mos plotesohet.
Propozimi
Propozimi eshte bere zyrtar edhe nepermjet rektorit te Universitetit te Tiranes, Dhori Kule. Kjo, pasi deri tani kane rezultuar problematike studentet e degeve te ketij fakulteti. Pikerisht per te shmangur kete nivel te ulet, UT propozoi qe kandidatet per studente ne programet e studimit te ketij fakulteti te testohen ne gjuhet qe nuk perfshihen ne lendet me zgjedhje, sic jane gjermanisht, italisht, greqisht, turqisht, spanjisht e rusisht. Nje gje e tille mundesohet nga ligjet dhe udhezimet ne fuqi, sipas te cilave, ne dege te vecanta, ku dijet jane shume specifike dhe nuk kane te bejne me ato te zakonshmet, mund te miratojne ne sere kriteresh shtese, ne menyre qe te permbushet sic duhet misioni i institucioneve te Arsimit te Larte ne vendin tone. Sipas drejtuesve te Universitetit te Tiranes, do te pranohen ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja ata studente qe kapin nivelin B te gjuhes, sipas kuadrit Evropian te References. Kandidatet per studente ne deget Frengjisht e Anglisht duhet te japin pikerisht keto lende si provim me zgjedhje. "Provimi me zgjedhje i gjuhes frenge dhe angleze te jete niveli B, sipas Kuadrit Evropian te References", kane kerkuar drejtuesit e Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Sipas tyre, ne kete menyre do te seleksionohen studentet dhe do te behet e mundur qe ne auditore te mos ulen te rinj qe nuk kane as njohurite minimale ne gjuhen ku jane shpallur fitues. Per gjuhet e huaja anglisht dhe frengjisht eshte kerkuar qe nota mesatare te jete mbi 8 per keto lende, e megjithate ende nuk dihet nese do te aprovohet dicka e tille nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Gabimet mjekesore, spitalet fshijne te dhenat
- Geva e urise, rendohet gjendja e grave
- Perurohet rruga, korsi per mjete te vecanta
- Fiera del Levante, celet me 20 maj
- Zyrtare, Ndoka kerkon shkarkimin e Mati Pepes
- Mjeket e ORL-se ne mbrojtje te Hoxhallarit
- Shkurtimet ne KPTHN, 300 punonjes ne proteste
- Kirurgu Hoxhallari, te premten merret vendimi
- Pensionet false, si funksiononte skema
- Semundjet profesionale, 4 mije raste ne vit
- "Fabrikat po na demtojne mjedisin"
- Studentet e rinj, nuk ndryshohet dega
- Propozimi, te legjitimohen kurset private
- Shalsi: Asnje s'pengon punen tone
- Bashkia u shemb shtepite, dru banoreve
|
|