PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Bello: Do bejme 700 mije anetare

Bello: Do bejme 700 mije anetare

Bisedoi: Oli Xhilaga
E Premte, 09 Maj 2008

Sekretari rajonal per Qarkun e Beratit, njeheresh deputet i kesaj zone, Marko Bello, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se puna ne baze do te konkludoje ne shtimin e anetaresise socialiste, qe duhet te arrije ne 700 mije. Ai ka nenvizuar se programi, me te cilin PS do te hyje ne zgjedhje, vec liderit ka nevoje te realizohet dhe me ekipin, qe do te jete ekipi i kandidateve per zgjedhjet e ardhshme. Ai eshte shprehur dhe per marredheniet me LSI dhe nervozizmin e liderit te saj, Meta.

Partia Socialiste eshte ne fazen e parapergatitjeve per fushaten elektorale. Ku eshte e perqendruar puna juaj si sekretar rajonal dhe cila do te jete pesha qe do te mbarte ne te ardhmen?

Behet fjale per organizimin e nje partie, e cila kerkon te vije ne pushtet per te ndaluar kete keqqeverisje te kryesuar nga Sali Berisha. Trupa tashme perpiqet te realizoje kete synim apo qellim te PS diskuton ne detaje, sidomos pas situates me te fundit, kur kemi dhe nje ndryshim te sistemit zgjedhor dhe jemi perpara pergatitjes se nje Kodi te ri Elektoral. PS ka nje vit pothuajse qe ka filluar nje parapergatitje per fushaten e ardhshme zgjedhore, fillimisht me turin e kryetarit te partise, "Dialog me Shqiperine", per te bere nje fotografim te realitetit shqiptar. Por, nderkohe dhe per te realizuar ate program, i cili do ta beje PS fituese ne zgjedhjet e ardhshme. Sigurisht qe programi te realizohet, pervec liderit, ka nevoje dhe per ekipin, qe do te jete ekipi i kandidateve te PS-se, ne zgjedhjet e ardhshme, por ky eshte nje problem qe do te zgjidhet me vone. Momentalisht, na intereson te thithim sa me shume pervoja pozitive nga qytetaret, te cilet politika e vjeter ne 17 vite i ka konsideruar si objekt dhe jo si subjekt. Sekretaret rajonale jane pjese e ketij ekipi dhe detyra e tyre eshte qe te koordinojne punen ne qarqe, me qellim qe partia te funksionoje dhe te jete nje mekanizem i gjalle. Nga ana tjeter, te identifikojne dhe te bejne per vete sa me shume qytetare shqiptare, qe mund te mos jene anetare partie, por qe do te binden se te kjo alternative do te gjejne vetveten. PS ka 70 mije anetare, por synon qe te perfshije dhe 700 mije 800 mije anetare, pra nje milion qytetare shqiptare qe jane ne opozite me Berishen dhe qe duan nje politike krejt ndryshe. Ne kete kuader, mbeshtetet e gjithe puna jone dhe nepermjet koordinatoreve te rretheve dhe kryetareve te PS-se ne rang komune apo bashkie ne shkalle vendi, duam qe ky ekip te funksionoje. Jemi ne fazen e zgjedhjes se kryetareve te organizatave te partise, dhe bashke me kete proces ne pergatitemi qe kur anetaret e AK te vijne te vezhgojne nga afer punen ne baze te identifikojne problemet, si dhe t'u jepet mundesia dhe atyre individeve qe deri me sot nuk kane pasur mundesi te zgjidhen. Pra, i gjithe qellimi eshte qe partia te jete e gatshme per te zbatuar programin e saj.

Partia Socialiste shfaqet e ndare nga pjesa tjeter e se majtes. Kjo do te jete rruga qe do te ndiqet ne vijim prej saj, gjithmone ne aspektin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare?

Sistemi i ri zgjedhor kerkon nje mobilizim me te madh te partise, pasi do te jete ajo qe do te votohet, ku luan rol ekipi dhe programi i saj. Mendojme qe ky sistem i siguron vendit nje qeverisje stabile, i jep mundesi dhe grave te perfshihen me me sukses ne politike, zhduk njehere e pergjithmone ndarjen e sforcuar veri-jug, per njeren force apo tjetren, per nje harte me te plote. Ne kete kuader, ne themi qe kemi arritur nje sukses, i cili do t'i garantoje cdo partie peshen e vete reale. Nese ka disa aleate tanet, qe jane akoma te pakenaqur, une mendoj qe shume shpejt do te reflektojne. Eshte rasti i LSI-se, lideri i seciles eshte shume nervoz dhe nganjehere ka nje nervozizem te pajustifikuar, i cili vjen per shkak te moskuptimit. Por, ne shpresojme qe pervoja e tyre politike eshte e mjaftueshme per t'i bindur qe e vetmja rruge eshte ajo e bashkepunimit, e dialogut, sesa xhelozite e vogla dhe sherret brenda opozites. Prandaj, bejme thirrje qe jane te mirepritur te rikthehen per te kuptuar qe te gjithe bashke do te sigurojme nje fitore te bujshme ne 2009.



Deputeti socialist: LSI nuk do provokoje humbjen e se majtes

"LSI ne vitin 2005 nxori te majten ne opozite, ky eshte nje fakt tashme. Nuk mendoj qe anetaret e LSI do te provokojne nje humbje tjeter te se majtes. Prandaj, ne i ftojme partite e tjera te opozites qe te jene pjese e nje ekipi fitues. Do te sqarojme qe ky qendrim i tyre prej inatciu i ben dem te majtes dhe prandaj nuk do te reshtim se ftuari ata te kuptojne se vetem duke bashkepunuar ne do te fitojme", u shpreh Bello, lidhur me percarjen brenda gjirit te majte.

"Kodi elektoral, miratimi ne Komisionin e Ligjeve"

Deputeti socialist, Marko Bello, ndalur ne reformimin e kodit elektoral beri me dije se te gjitha propozimet e partive politike do te paraqiten ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. "Puna ka filluar dhe te gjithe po perpiqemi te kontribuojme qe kodi elektoral te behet sa me shpejt, me qellim qe partite politike te kene mundesi te merren me pergatitjet per fushaten elektorale. Ne Komisionin e Ligjeve pritet te filloje shume shpejt konkretizimi i te gjitha hapave, ku te gjitha partite politike te kontribuojne per te pasur nje kod elektoral mbi bazen e ndryshimeve kushtetuese. Te gjitha partite politike kane perfaqesuesit e tyre ne komision dhe aty do te diskutohen propozimet e seciles pale, dhe me pas do te votohet ne parlament", vleresoi Bello, lidhur me kete ceshtje.

"PS eshte e hapur per te perfshire simpatizantet"

"Eshte shume shpejt per te folur per lista kandidatesh, pasi ne radhe te pare na intereson programi i PS-se, organizimi i saj, e cila duhet te jete e gjalle dhe e forte per te bindur qytetaret qe do te jete nje parti, e cila do te garantoje nje qeverisje krejt ndryshe nga ajo e ketyre 17 viteve, por dhe per te krijuar ate trupen e nevojshme elektorale, qe duhet te jete e afte te beje propaganden elektorale te mbroje voten dhe t'i siguroje PS-se fitoren. PS eshte e hapur per te perfshire edhe njerez qe jane simpatizante, por jo vetem ata". Ky ishte qendrimi i mbajtur nga deputeti socialist, Marko Bello, sa i takon pergatitjes se listave zgjedhore per kandidatet per deputete, nisur nga sistemi i ri zgjedhor.


Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika