PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Beogradi, si po nxit dhune ne Kosove


E Premte, 09 Maj 2008

Per te nxitur dhune ndaj nje vendi tjeter, nuk eshte e domosdoshme t'i shpallesh lufte atij ose ca me keq, ta pushtosh papritur e pa kujtuar. Dhe ketu, jo se mungon deshira, por mundesia. Ndaj per te arritur qellimin e lashte, zyrtaret e Beogradit, sidomos "ajka" e ekstremizmit nacionalist serb, po kerkon te nxise dhune ne Kosove, me metoda "te perparuara". Vizitat e shpeshta te politikaneve te Serbise ne Kosove, pa lejen e institucioneve vendore, cilesohen si nxitje dhune. Ne keto kushte, udheheqesit e Kosoves i bejne thirrje Beogradit qe te kontribuoje per paqe dhe fqinjesi te mire. Prishtina pohon se vizitat e shpeshta te udheheqesve politik te Serbise, kane per qellim ndarjen e Kosoves mbi baza etnike. Kete tentative ata e quajne nje iluzion sepse "institucionet e Kosoves dhe bashkesia nderkombetare eshte jane te interesuara qe ne Kosove te funksionoje nje shoqeri shumetnike, ku pakicat do te kene te drejta te barabarta me shumicen".

Nxitje e pohimeve te Prishtines, ishin sigurisht dhe vizita e fundit qe kryen radikalet serbe ne Kosove. Keshtu, kryeministri ne ikje, Vojisllav Koshtunica dhe ministri serb per Kosoven, Sllobodan Samarxhic, qendruan keto dite ne Zubon Potok. Kurse dje, bene atje permbylljen e fushates elektorale per zgjedhjet e 11 majit, qe do te zhvillohen edhe ne territorin e Kosoves. Koshtunica u tha serbeve se "Kosova eshte zemra e Serbise dhe vendi i tij kurre nuk do te heqe dore nga Kosova".

Keto deklarata, udheheqesit kosovar i cilesojne si nxitje dhune synim te qarte per ndarje te Kosoves ne vija etnike. "Ne nuk e mohojme te drejten e interesimit per pakicen serbe nga ana e shtetit serb, sikurse qe veprohet ne shtetet demokratike. Por, qe te vijne dhe te organizojne gjera qe kane paralajmerime se jane jolegjitime dhe ne kundershtim edhe me Rezoluten 1244, pra si te tilla te papranueshme, kjo s'mund te tolerohet", pohoi dje, Presidenti Sejdiu. Ndersa shtoi se "do t'ia percjelle serish z.Rücker shqetesimin tone", duke konfirmuar qendrimin e institucioneve te Kosoves se "Kosova nuk mund te sherbeje per te ndertuar struktura paralele".

Shumica e perfaqesuesve te serbeve te Kosoves, kane paralajmeruar sedo te marrin pjese ne zgjedhjet e Serbise. Ata madje kane thene se menjehere pas zgjedhjeve, serbet do te themelojne edhe parlamentin e tyre, me shpjegimin se "serbeve u duhet nje perfaqesi, me synim realizimin e te drejtave te tyre legjitime dhe legale". Kete nisme e arsyetojne me planin e qeverise se Serbise per ndarjen funksionale te serbeve dhe shqiptareve. Ky plan me heret i eshte dorezuar edhe administrates nderkombetare. Ate e ka shqyrtuar zyra ligjore ne Nju-Jork dhe e ka hedhur poshte, per faktin se bie ndesh me Rezoluten 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika