I shpeton policise, e plagosin ne kembe
Artan Cena
E Premte, 09 Maj 2008
Mundohet t'i ike arrestimit te RENEA-s, por keta te fundit e kane qelluar ne kembe, duke e plagosur dhe e kane vene ne pranga. Ngjarja ka ndodhur duke gdhire dita e djeshme ne kryeqytet, kur policia ka shkuar ne nje shtepi, ne vendin e quajtur "Kodra e Kuqe" per te arrestuar Femi Gjunin 33 vjec, nga fshati Kalimash i Kukesit, i denuar me 19 vjet burg per vrasjen e nje bashkefshatari te tij, ne vitin 2000. Kane qene informacionet e marra nga policia e qytetit verilindor, qe kane gjetur banesen ku fshihej i denuari qe prej vitit 2001, me vendim te formes se prere nga Gjykata e Apelit ne Shkoder. Ai aktualisht ndodhet ne spital, ku eshte nen kujdesin e mjekeve, per plagen qe ka marre.
Policia e Tiranes ka bere te ditur gjate nje dite me pare se, Gjuni, akuzohet per vrasjen me kallashnikov te Hasan Trunit, ngjarje e cila ka ndodhur me date 1 tetor te vitit 2000, ne fshatin Kalimash, Kukes. Operacioni per kapjen e tij eshte zhvilluar ne Babrru, ne nje banese dykateshe te vellezerve te krimit, ku fshihej, prej disa kohesh, nderkaq qe vellezerit e tij jetonin prej 13 vjetesh. Aksioni per kapjen e tij, ishte ndertuar me detaje dhe forcat e policise kane rrethuar banesen dykateshe ne Babrru, duke bere qe te mos i lihej shteg te kerkuarit.
Por Femi Gjuni, e ka gjetur nje rruge per te ikur, dhe kjo ka bere qe dhe policia te nise nje tjeter aksion per kapjen e tij. Thirrjeve te uniformave blu, 33-vjecari nuk iu pergjigj dhe per kete gje policia e ka qelluar ne kembe, duke e plagosur dhe me pas duke i vene dhe prangat. Pas kesaj i arrestuari eshte derguar ne Spitalin e Burgut, per ta kuruar nga plaga e marre. Faktin e plagosjes e ka pranuar dhe policia e kryeqytetit, sipas se ciles, "gjate nderhyrjes policore, i denuari me 19 vjet burg, ka tentuar t'i largohet rrethimit policor edhe pas thirrjes se bere nga forcat policore per t'u dorezuar, ku per pasoje nga punonjesit e policise eshte hapur zjarr, me qellim parandalimin e dorezimit te autorit te krimit. Si pasoje e hapjes se zjarrit, i kerkuari eshte plagosur ne kemben e majte". Pas kesaj, i riu eshte prangosur nga policia dhe i eshte komunikuar vendimi dhe eshte derguar ne spital per t'u kuruar. Nderkohe, ai do te dergohet ne qeli ku do te vuaje denimin e dhene nga Gjykata e Apelit ne Shkoder.
Vrasja e ndodhur tete vjet me pare
Femi Gjuni, ne tetor te vitit 2000 ka qelluar me arme mbi bashkefshatarin e tij Hasan Truni, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. Ngjarja ka ndodhur pas nje sherri mes dy personave, per motive pronesie, e cila u mbylle me nje viktime. Qe nga ajo kohe, 33-vjecari ishte shpallur ne kerkim nga uniformat blu, per t'u vene ne pranga ne lidhje me vrasjen e bere. Nje vit me vone do ishte Gjykata e Apelit ne Shkoder qe do e denonte te riun me vendim te formes se prere me 19 vjet burg. Ai kishte tete vite qe ishte ne kerkim. Agjentet e policise ishin vene pas dhe nga informacionet e kishin gjetur vendndodhjen e Gjunit, ne banesen e vellezerve te tij, ne kryeqytet. Pikerisht pas kesaj, policia kishte organizuar operacionin per prangosjen e tij dhe me pas dergimin ne qeli, ku do te vuaje denimin e dhene nga gjykata.
Ligji: Kur i kerkuari iken lejohet perdorimi i armes
Policia ka sqaruar dje dhe pse jane perdorur armet gjate operacionit, per prangosjen e te riut Femi Gjuni, i cili kishte mundur te gjente nje shteg e t'i ikte policise. "Perdorimi i armeve te zjarrit nga forcat policore pjesemarrese ne kete operacion eshte mbeshtetur ligjerisht ne nenin 3, pika 1, germa b, paragrafi numer 3 i ligjit numer 8290, date 24 shkurt 1998 "Per perdorimin e armeve te zjarrit", i miratuar pikerisht per rastet kur i kerkuari eshte duke u larguar. Burimet zyrtare te policise se kryeqytet kane bere te ditur dje se "ne ligj shprehimisht thuhet se qellohet 'kur personi qe ka kryer, eshte duke kryer ose ka te dhena te mjaftueshme se ka kryer nje krim te rende, perpiqet t'i shpetoje ndalimit ose arrestimit". "Per kete ngjarje eshte krijuar grupi hetimor nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane", tha gjate dites se djeshme gjate nje prononcimi zedhenesja e Policise se Tiranes, Alma Katragjini. Sipas policise, armet jane perdorur gjate nderhyrjes policore, kur i denuar me 19 vjet heqje lirie, ka tentuar t'i largohet rrethimit policor edhe pas thirrjes se bere nga forcat policore per t'u dorezuar, ku per pasoje nga punonjesit e policise eshte hapur zjarr qe parandalimin e dorezimit te autorit te krimit.