PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Shitja" e finales, ja milionat qe humbasin lojtaret

Jeton Selimi
E Premte, 09 Maj 2008

Furtuna ne kampin bardheblu sa ka nisur. Te gjithe lojtaret e ekipit, pa perjashtuar asnje, do te jene te detyruar t'i paguajne skuadres 35% te kontrates, ose e perkthyer ne gjuhe me te thjeshte, nuk do te marrin tre rrogat e fundit te kontratave 12-mujore, si dhe do te jene te detyruar te kthejne pas nje shume te caktuar, e cila varion nga paga e secilit lojtar. Kuptohet, miliarderet e Tiranes do te kthejne me shume sesa ata qe kane kontrata me te vogla. Per shembull, nga nje veshtrim i shpejte i kontratave, te cilat vete sekretari i Tiranes, Edi Gjini, pati miresine te na i tregonte, Klodian Duro, si nje prej "pasanikeve" bardheblu, ishte i detyruar t'i kthente Tiranes plot 9 milone leke te vjetra. Pa llogaritur ketu edhe tre rrogat e fundit, qe bashke me borxhin qe i ka klubit, eshte i detyruar t'i shlyeje bardhebluve 35 milione leke, ose 35% te rroges se tij prej 100.000.000 lekesh te vjetra. Sipas shefit te klubit, Edi Gjini, lojtareve u eshte komunikuar gjoba e mesiperme, sipas klauzoles qe kane ne kontrate, ndersa per "trion e mrekullive" Duro, Vrapi e Sina, eshte marre masa e pezullimit deri ne nje urdher te dyte, i cili do te jepet ne ditet ne vijim. Ata nuk do te sterviten me skuadren dhe nuk do te grumbullohen ne tre takimet e mbetura. E thene ndryshe: jane "outsiders". "Mbledhja, qe u zhvillua ne "Hotel Tirana", ka sjelle dy vendime te rendesishme: tre lojtaret e perjashtuar te merkuren kane marre masen e pezullimit pa afat, me motivin per mos impenjim ne ndeshjet e Tiranes. Ky ishte vendimi i te gjithe donatoreve se bashku. Gjithashtu, e tere skuadra do te ndeshkohet me nje gjobe prej 35% te kontrates. Cdo lojtar ka ne kontraten e tij nje klauzole, ku theksohet qarte se te gjithe lojtareve do t'u mbahet 30% e pages ne rast se nuk fitojne titullin kampion dhe 5% ne rast se nuk fitojne Kupen e Shqiperise. Duke qene se Tirana ka deshtuar ne te dy trofete, detyrimi i lojtareve kundrejt klubit shkon ne 35% te pages. Lojtaret aktualisht kane marre pagat e nente muajve, por shuma prej 35% te kontrates, eshte dicka me teper sesa 3 muajt e fundit qe lojtaret kane per te marre. Ne nje fare menyre, te gjithe lojtaret e Tiranes jane debitore ndaj skuadres, dhe duhet te kthejne parate qe te plotesohet shuma e barasvlershme me 35% te pagave te tyre", deklaroi sekretari bardheblu, Edi Gjini.

Borxhi i disa lojtareve ndaj Tiranes

Klodian Duro 9.000.000 leke te vjetra

Elvis Sina 1.350.000 leke te vjetra

Endri Vrapi 1.780.000 leke te vjetra


Komento artikullin | Shiko komentet (6 komente)
Te Tjera nga rubrika