Vritet nje vajze, e mitura plagoset
E Enjte, 08 Maj 2008
Nje 21-vjecare gjeti vdekjen, pasi u vra me arme zjarri, kurse nje e mitur u plagos naten duke gdhire dita e djeshme ne Llaushe te Podujeves. Policia tha se 21-vjecarja A. Deda eshte e reja e vrare, ndersa eshte plagosur rende motra e saj 16-vjecare. I dyshuari i ketij krimi, N. Beqiri, u largua nga vendi i ngjarjes dhe po kerkohet nga policia. Mesohet se i dyshuari e kreu krimin ne shtepine e viktimave dhe u zhduk me nje veture "Peugeot 309" ngjyre e kuqe, i ndihmuar edhe nga nje i dyshuar tjeter. Ky i fundit, M. Murtezi, 42 vjec, u arrestua nen akuzen se ka ndihmuar vrasesin e dyshuar te largohet ne drejtim te paditur.