Suedia mbeshtet Kosoven e pavarur
E Enjte, 08 Maj 2008
Ministri i Mbrojtjes i Suedise, Sten Tolgforsom, ka deklaruar dje ne Prishtine, se ka ardhur ne Kosove qe t'i vizitoje pjesetaret e KFOR-it suedez, por edhe te shprehe mbeshtetjen e vendit te tij per Kosoven e pavarur. "Une jam ketu qe te shpreh mbeshtetjen time per kontingjentin suedez ne kuader te KFOR-it dhe ta shpreh percaktimin e vendit tim qe te vazhdoje te mbeshtese Kosoven e pavarur", tha Tolgforsom pas takimit me Kryeministrin Hashim Thaci.