PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

UNMIK: Zgjedhjet serbe s'do te pengohen me force


E Enjte, 08 Maj 2008

Administrata e Kombeve te Bashkuara ne Kosove i cileson jo legjitime zgjedhjet serbe, por s'do t'i pengoje me force ato. Kete e pohuan dje zyrtare te UNMIK-ut, te cilet shtuan se zgjedhjet lokale te Serbise ne Kosove do te shpallen te pavlefshme. "UNMIK-u dhe askush ne Kosove nuk mendon t'i ndale me force serbet, qe me 11 maj te votojne neper komunat ku ata jetojne", vleresoi zedhenesi i UNMIK-ut, Alexander Ivanko. Sipas tij, shenjat e para tregojne se do te kete nje numer te madh te serbeve qe do te votojne ne veri te Kosoves, perderisa ne pjeset tjera parashihet se do te kete nje dalje me te vogel te tyre ne keto zgjedhje. "Pavaresisht se sa njerez do te marrin pjese ne keto zgjedhje, ato jane jo legjitime dhe nuk kane vlefshmeri ligjore", tha Ivanko. Sidoqofte, ai shtoi se administrata nderkombetare nuk do te pengoje mbajtjen e tyre, te dielen e ardhshme. "Nuk mendoj se do te ishte ide e mire nese do te provonim qe t'i pengonim keto zgjedhje me ane te forces dhe nuk mendoj se dikush e deshiron kete", theksoi Ivanko. Sipas tij, edhe qeveria e Kosoves, si dhe mekanizmat e pranise nderkombetare ne Kosove, pajtohen se kjo eshte ceshtje politike, qe pergjigjen e vetme e ka se keto zgjedhje do te cilesohen te pavlefshme, por nuk do te perdoret forca per te penguar mbajtjen e tyre.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika