PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Germimet arkeologjike ne pritje te fondeve


E Enjte, 08 Maj 2008

Anisa Ymeri

Arkeologet jane ne pritje te mbeshtetjes financiare, per te vijuar germimet ne qendra te ndryshme arkeologjike te Shqiperise. Reforma ne kerkimin shkencor ka ngadalesuar ritmin e ekspeditave a germimeve, pasi projektet e depozituara ne Qendren e Studimeve Albanologjike nga Instituti i Arkeologjise ende nuk iu eshte dhene "OK" per mbeshtetjen financiare. Arkeologu Gezim Hoxha shprehet: "Jemi ne pritje per te na dhene mbeshtetjen financiare per te vijuar germimet. Ndersa projektet ekzistuese vijojne, pasi nje pjese e mire e tyre jane ne bashkepunim me te huajt dhe mbeshteten financiarisht prej tyre".

Po cilat jane ato projekte qe duhej te fillonin ne kete sezon germimesh, e qe situata e reformimit te kerkimit shkencor ne vend i ka lene paksa menjane?!

"Jane nje sere projektet e rendesishme ne bregdetin shqiptar prej Institutit Arkeologjik, jo vetem per kerkimin shkencor, por edhe per promovimin e turizmit kulturor, duke filluar nga Veriu me qytetin e Lezhes per te vijuar me pas me Durresin, Saranden e Butrintin", shprehet arkeologu Hoxha. Ndersa thekson se jane edhe nje sere ekspeditash te tjera ne brendi te vendit qe duhet te nisin qe kerkojne financime jo te pakta, ndaj edhe per momentin nuk mund te fillojne.

Edhe arkeologu Ilir Gjipali tregon se, "vonesa ne dhenien e ketyre fondeve krijon nje veshtiresi, pasi kuptohet qe asnje prej projekteve tona, projekte qe jane vetem te Institutit te Arkeologjise nuk mund te nise pa mbeshtetjen financiare te qendres".

Mirepo, ky eshte nje moment per te nisur germimet dhe aspak per te diskutuar projektet, se cili prej tyre do te mbeshtetet dhe cili jo, pasi keto muaj te veres shenojne pikun e germimeve arkeologjike. Me gjithe "ngercin" e krijuar per shkak te reformes, ekspeditat qe kane nisur prej vitesh nuk jane nderprere, pasi ato jane ne bashkepunim me universitetet e huaja dhe kane suportin e tyre financiar.

Problemi qendron te projektet e pafilluara! Sipas arkeologut Gjipali: "Jane projektet qe ne i kemi dorezuar ne Qendren e Studimeve Albanologjike, te cilat nuk kane marre ende nje pergjigje si dhe sa do te mbeshteten". Nje nder ta eshte edhe projekti i tij, i cili, sikunder shpjegon Gjipali, ka te beje me nje projekt kerkimi te siperfaqshem ne pjesen e Shqiperise jugperendimore. "Jane pikerisht keto rastet kur krijohen probleme te medha per arkeologjine", pohon arkeologu Gjipali. Ndersa projektet qe prej disa vitesh mbeshteten ne pjesen me te madhe nga fondacione a universitete te huaja vijojne ne normalitetin e tyre. Nje nder keto projekte jane edhe germimet qe aktualisht po vijojne ne Bylis, ne saje te nje bashkepunimi me francezet. E ne kushte te tilla, kur flitet per reforme ne kerkimin shkencor, por fondet jane ende "molle e ndaluar" per specialistet, ne menyre qe ata te vijojne normalisht punen e tyre, te vetmet ekspedita jane ato qe kane nisur vite me pare! Me gjithe perpjekjet per te nisur projektet e reja arkeologjike, kjo thjesht eshte e pamundur per momentin.

Kjo nuk eshte specifike e problem shqetesues per Institutin e Arkeologjise, por per te gjithe institutet kerkimore, te cilat jane nen "tutelen" e Qendres se Studimeve Albanologjike. Ndaj edhe ne rastin e arkeologjise, jane te huajt ata qe mund lirshem te germojne ne qendrat arkeologjike shqiptare, duke perfshire edhe arkeologet tane, ndersa projektet me financim te qeverise shqiptare numerohen me gishtat e njeres dore.

Zbulohen ne rrugen e Arbrit objekte te kultures ilire

Ne perpjekjet per te pasur ekspedita te reja eshte edhe ajo e germimeve ne rrugen e Arbrit, pasi gjate punimeve per rikonstruksionin e saj kane dale ne pah objekte arkeologjike. Specialistet mendojne se kjo eshte nje ekspedite me shume rendesi, pasi objektet qe kane dale jane teper domethenes per kulturen ilire. Ndaj edhe momentalisht ne krahinen e Matit po punohet per te studiuar gjurmet arkeologjike te mbetura deri ne shekullin tone, per t'u dhene me pas edhe perfundimet shkencore nga arkeologet.

Fondet

Dhenia e fondeve per nisjen e ekspeditave arkeologjike i takon Qendres se Studimeve Albanologjike, e cila eshte ne varesi te Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Arkeologu Gezim Hoxha pohon: "Me sa jemi ne dijeni, do te zgjidhet edhe kjo ceshtje dhe deri ne vere ne do te dime se cila eshte situata jone financiare e cilat projekte do te financohen".

Vonesat

Ekspeditat arkeologjike projektohen shume muaj para se te vije koha qe ato te nisin punen ne terren. Mirepo, kete vit, per shkak te vonesave te miratimit te projekteve nga Qendra e Studimeve Albanologjike, nuk ka nje situate te qarte se cfare projektesh do te financohen kete vit. Ekspeditat e nisura vite me pare vijojne.

Gjipali: Projektet e reja, pezull

Ish-nendrejtori i Institutit te Arkeologjise, aktualisht arkeolog prane institutit, shprehet: "Vonesat ne dhenien e ketyre fondeve krijon nje veshtiresi, pasi kuptohet qe asnje prej projekteve tona, projekte qe jane vetem te Institutit te Arkeologjise nuk mund te nise pa mbeshtetjen financiare te Qendres se Studimeve Albanologjike".

Hoxha: Jo germimeve ne bregdet

Arkeologu Gezim Hoxha pohon se, "jane nje sere projektet e rendesishme ne bregdetin shqiptar prej Institutit te Arkeologjise, jo vetem per kerkimin shkencor, por edhe per promovimin e turizmit kulturor, duke filluar nga Veriu me qytetin e Lezhes per te vijuar me pas me Durresin, Saranden e Butrintin qe kane mbetur pezull".




Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika