Shitet obligacioni 5-vjecar, interesi 9%
E Enjte, 08 Maj 2008
Banka e Shqiperise ka zhvilluar dje ankandin per shitjen e nje obligacioni 5-vjecar me vlere 2 miliarde leke. Norma e interesit arriti 9,07 per qind. Qeveria do te shlyeje kete borxh qe ka marre ndaj bankave te nivelit te dyte deri ne vitin 2013. Obligacionet 5- vjecare ne instrumente qe qeveria po i aplikon keto dy vitet e fundit krahas bonove te thesarit, te cilat kane nje maturim maksimumi nje vit. Nga kjo nisme, qeveria pritet te ule kostot e kthimit te borxhit, per shkak te zgjatjes se afateve te shlyerjeve. Nga ana tjeter, ata qe blejne kete borxh, qe mund te jene edhe individe mund te perfitojne interes me te larte. Burimet ne Ministrine e Financave bejne te ditur se tashme ka nje strategji te huamarrjes qeveritare, e cila parashikon zgjatjen e afateve te emetimit te letrave me vlere te qeverise. Me se shumti, deri me tani, qeveria i ka plotesuar nevojat per shpenzime me borxh te brendshem me afat kthimi jo me shume se nje vit. Interesi i obligacionit 5-vjecar llogaritet mbi bazen e interesave mesatare te ponderuara te 3 ankandeve te fundit te emetuara perpara zhvillimit te ankandit te obligacioneve. Nderkohe qe shtesa mbi interesin do te percaktohet nga rezultati i ankandit. Kjo shperndarje e borxhit ne vite pritet te ule efektet shok ne interesat e bonove te thesarit ne periudha te caktuara dhe sidomos ne fund te vitit, jane shprehur zyrtaret e Ministrise se Financave. Edhe bankat e nivelit te dyte kane filluar te ofrojne sherbimet e kursimeve me afat maturimi 5-vjecar dhe te kredive me afat kthimi 15 deri ne 20 vjet.