PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ligji i gjobave, historia e ligjit te shfuqizuar


E Enjte, 08 Maj 2008

Neni 43 i procedurave tatimore, i ashtuquajtur i gjobave, ka hyre ne fuqi qe ne korrik te vitit te kaluar. Ai detyronte bizneset qe te parapaguanin ne masen 15 per qind te gjobes, ne rast penalizmi nga administrata tatimore. Me pas biznesi mund te ankohej ne Gjykate dhe vetem ne rast se e humbte ceshtjen, duhej te paguante edhe pjesen tjeter te gjobes, pra 85 per qind te saj. Pavaresisht ankesave te shumta nga ana e biznesit per kete nen, perfaqesuesit e Ministrise se Financave e kane vleresuar se mbron interesat e publikut.

Diskutimet per shfuqizimin e ligjit te gjobave nisen ne kuader te miratimit te nje projektligji te ri per procedurat tatimore. Baza e re ligjore permban nje sere penalitetesh te tjera, nese biznesi nuk tregohet korrekt me shtetin ne pagesen e detyrimeve. Sipas projektligjit te ri, gjobat e vendosura per shkelje tatimore administrative mund te hiqen ne rrethana te jashtezakonshme, vetem kur moszbatimi i legjislacionit tatimor eshte shkaktuar nga fatkeqesi natyrore, sic mund te jete vdekja ose nje semundje e rende e tatimpaguesit.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika