Biznesi mirepret vendimin e Kushtetueses
E Enjte, 08 Maj 2008
Organizatat e Biznesit ne Shqiperi vleresuan dje vendimin e Gjykates Kushtetuese, per shfuqizimin e "nenit te gjobave" ne ligjin "Per procedurat tatimore". Gjate nje konference per shtyp te merkuren, perfaqesues te organizatave te biznesit ne vend e konsideruan vendimin e Gjykates Kushtetuese, jo vetem ne favor te biznesit, por edhe te permiresimit te legjislacionit tatimor dhe klimes se te berit biznes ne vend. Presidenti i Dhomes Amerikane te Tregtise ne Shqiperi, Philip Bay, tha se "ne pretendojme qe zgjidhje te tilla te vijne nga tryeza te perbashketa me qeverine dhe jo nepermjet rruges se Gjykates. "Ne besojme qe qeveria dhe Komisioni i Ekonomise, do te reflektojne kete vendim te Gjykates ne projektligjin e ri, duke i dhene zgjidhjen perfundimtare nje problemi qe e ka vene biznesin perballe qeverise prej me se nje viti", u shpreh Bay. Gjykata Kushtetuese vendosi te henen shfuqizimin si te papajtueshem me Kushtetuten e Shqiperise, piken 2 te nenit 3 te ligjit "Per procedurat tatimore", sipas te cilit tatimpaguesit para se te paraqiten per shqyrtim gjyqesor, jane te detyruar te paguajne 15 per qind te cdo gjobe dhe interesi.