PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Biznesi avancon kerkesat: Jo parapagesa


E Enjte, 08 Maj 2008

Blerina Hoxha

Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese, e cila shfuqizoi nenin e gjobes 15 per qind ne procedurat tatimore, komuniteti i biznesit i ka avancuar kerkesat. Per shkak se Gjykata Kushtetuese nuk e ka lehtesuar biznesin ne formen e deshiruar nga komuniteti. Ligji, sipas formatit aktual, i detyron biznesin te paguaje 100 per qind te detyrimit, ne rast se gjendet i penalizuar nga tatimet. Pasi te kete ankimuar ne gjykate dhe te jete marre vendimi. Biznesi mund te marre mbrapsht shumen qe ka derdhur ne tatime. Shoqatat e biznesit e kane reaguar serish dje gjate nje konference per shtyp. Perfaqesuesja e Dhomes Amerikane te Tregtise, Filloreta, Lui-Faber, tha se raste te tilla biznesi mund te lere garanci pasurine, ose ne rast tjeter te ngrijne llogarite bankare. Gjithashtu, Dhoma e Amerikane e Tregtise nuk e konsideron akt normal nxjerrjen e detyrimeve nga tatimet me metoda alternative, pasi keto raste lene shume vend per subjektivitet. Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e ligjit te gjobave, administrata tatimore do t'i ktheje biznesit gjobat qe ka parapaguar ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji rreth nje vit me pare. Megjithate ky disbursim i parave te paguara do te behet, vetem ne rastet kur ceshtja eshte ende ne proces gjyqesor. Sipas Ministrise se Financave, administrata tatimore eshte e detyruar te filloje disbursimin e parave per ato biznese qe kane paguar gjobat para se te ankimojne ceshtjen ne gjykate, por qe jane ende ne proces gjyqesor. Po keshtu edhe bizneset qe jane gjobitur, por qe ende nuk e kane paguar 15 per qind te gjobes, tashme mund ta ankimojne ate, pa pasur detyrimin qe te paguajne me pare shumen qe sanksiononte ligji i rrezuar. Tashme, ky fakt eshte konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, burime te se ciles bene te ditur se ne disa raste vendimet e dhena nga ky institucion kane efekte prapavepruese si ne rastet kur pasojat e ligjit apo aktit te shfuqizuar jane ende te paezauruara si ne rastin konkret. Por, kategoria tjeter e bizneseve, pikerisht ata qe e kane paguar gjoben dhe pasi kane apeluar vendimin e tatimeve ne gjykate e kane humbur ceshtjen, nuk perfitojne disbursim. Perkundrazi, kjo kategori, ashtu sic parashikohet ne ligj, do te paguajne dhe pjesen e mbetur te gjobes prej 85 per qind. Gjykata Kushtetuese rrezoi me vendimin e saj vetem piken 2, e cila detyronte biznesin te parapaguante 15 per qind te gjobes perpara se te ankohej ne rruge gjyqesore, por la ne fuqi pagimin 100 per qind te detyrimit tatimor. Pra, sipas ketij vendimi, bizneset do te paguajne detyrimet sipas vleresimeve te administrates tatimore, dhe vetem pasi te kene bere kete pagese mund ta apelojne kete vleresim ne gjykate. Kerkesa per rrezimin e ligjit te gjobave ne Gjykaten Kushtetuese u be ne bllok nga shoqatat e biznesit. Tashme pas vleresimit te tij si antikushtetues, drafti do te rikthehet serish ne Parlament per t'iu bere ndryshimet e nevojshme dhe me pas te votohet per te hyre ne fuqi.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika