PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sherr te Tirana, Halili perjashton Duron, Vrapin dhe Sinen


E Enjte, 08 Maj 2008

Jeton Selimi

Ka ndodhur gjithcka ne pushimin e pjeses se pare se finales se Kupes se Shqiperise Vllaznia-Tirana, takim qe u fitua paster (2-0) nga shkodranet. Donatori Refik Halili ka zbritur ne dhomat e zhveshjes se stadiumit "Ruzhdi Bizhuta" dhe ka akuzuar drejt per se drejti tre lojtare te formacionit baze te skuadres: Klodian Duron, Endri Vrapin dhe Elvis Sinen per shitje te ndeshjes dhe i ka perjashtuar menjehere nga skuadra. Burime prane skuadres bardheblu bejne me dije per "KJ" se debati ka qene tejet i nxehte dhe per pak mund te kishte degjeneruar ne grushte mes paleve. Ka qene nderhyrja e pjeses tjeter te skuadres qe ka qetesuar gjakrat.

Nderhyrja ne formacion e trajnerit te Tiranes, Sulejman Memes, duke bere tre zevendesime qe ne pjesen e pare, i ka habitur te gjithe. Ndonese rezultati i takimit ishte dukshem ne disfavor te tyre, Mema ka preferuar t'i heqe formacionit tre lojtare me peshe si Duro, Vrapi e Sina, te cilet jane zevendesuar nga Arapi, Hajdari dhe Gjoreski. Nga shkallet e stadiumit "Ruzhdi Bizhiuta" apo nga ekranet e TV, gjithcka mund te jete komentuar si nevoje e bardhebluve per te freskuar skuadren, por realiteti ka qene ndryshe, sketerre. Tre "plengprishesit" bardheblu, jane larguar menjehere sapo ka nisur pjesa e dyte nga fushebeteja e finales duke marre me vete edhe nje pjese te madhe te asaj cka ndodhi ne 15 minutat e pushimit. Referimet e para kane treguar se, nga kater donatoret, ai qe ka vendosur te perballet me Sinen (largohet cdo here nga pozicioni i tij gjate takimit), Vrapit (fajtor ne golin e shenuar nga Sukaj, por edhe te disa aksioneve kuqeblu qe nuk u finalizuan sic duhet) dhe te Klodian Duros (asi i Tiranes dje e kishte ndare mendjen te tallej ne fushen e lojes), sipas akuzave te mesiperme, fjale te thena nga vete donatori Halili, duke u treguar atyre deren. Ajo qe i ve ne nje fare menyre kapak te gjithe ndodhise se mesiperme, ishte pezmatimi i madh i trajnerit Mema, i cili ne perfundim te takimit, gjate konferences se shkurter per shtyp, nuk hezitoi te deklaronte se "Humbja e finales eshte nje zhgenjim i madh. Ishte trofeu i vetem qe do te na shpetonte sezonin. Sidoqofte, Tirana duhet ndertuar nga e para, me apo pa mua". Dite e re kesmet i ri, por jo per triumviratin e akuzuar bardheblu!


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika