PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dy faza per regjistrimin ne universitet


E Enjte, 08 Maj 2008

Edhe kete vit pritet qe fituesit e universiteteve te regjistrohen ne dy faza, ashtu sikurse ndodhi edhe vitin e kaluar. Faza e pare percaktoi te gjithe kandidatet maturante ne programet e studimit sipas parimit Merite-Preference. U kerkua qe te gjithe kandidatet te regjistroheshin ne programet e studimit ku kishin fituar, pavaresisht nga pelqimi ose mospelqimi i tyre. Ky regjistrim u quajt regjistrim paraprak dhe ishte i detyrueshem, brenda nje afati kohor te caktuar. Regjistrimi paraprak u be i detyrueshem per arsye se mjaft kandidate maturante kishin konkurruar per studime jashte vendit, kishte nga ata qe kishin vendosur te ndiqnin Institucionet e Arsimit te Larte Jopublik, kishte dhe nga ata kandidate fitues qe nuk deshironin te vazhdonin studimet e larta. Pikerisht per te marre kete informacion, u kerkua regjistrimi paraprak. Nga ana e MASH u moren nga Institucionet e Arsimit te Larte Publik listat e kandidateve fitues te regjistruar ne fazen e pare. Pra, keta ishin kandidatet qe ishin ne Shqiperi dhe deshironin te vazhdonin studimet. Pas marrjes se ketij informacioni, "u hoqen" nga lista te gjithe kandidatet qe nuk ishin regjistruar paraprakisht. Prandaj edhe kete vit, regjistrimi paraprak eshte shume i rendesishem dhe i domosdoshem, ndryshe kandidati maturant humbet te drejten per te vazhduar me tej. Me pas erdhi edhe faza e dyte. Me listen, tashme "te pastruar" u realizua ripercaktimi i kandidateve fitues dhe u njoftuan maturantet dhe Universitetet per te bere regjistrimin perfundimtar. Te gjithe kandidatet qe kishin fituar ne preferencen e tyre te pare, kuptohet qe mbeten po aty fitues. Asnje kandidat nuk zbriti ne preference. Nga ana tjeter, nje pjese e mire e fituesve, mbeten fitues edhe ne preferenca te tjera, ku ishin shpallur fitues ne fazen e pare. Ndersa elementi i trete pozitiv, qe u vu re nga kjo menyre te funksionuari per regjistrimin, lidhet me ngjitjen ne preference. Nje pjese e madhe e kandidateve perfituan nga dicka e tille. Pra, nese ne fazen e pare ishin shpallur fitues p.sh., ne preferencen e shtate, u ngjiten ne preferencen e gjashte apo te peste. Edhe kete vit, percaktimi i kandidateve fitues do te realizohet ne dy faza. Prandaj te gjithe kandidatet fitues, kudo qe te shpallen, duhet detyrimisht te regjistrohen ne fazen e pare. Nese nuk e bejne nje gje te tille, atehere rrezikojne te humbasin vitin. Do te jete pikerisht qendra e Perpunimit Informatik ajo qe do te merret me sistemin e fituesve, sipas kerkesave te tyre. Nese nje maturant do qe be vend te preferences se katert per shembull te zgjedhe te treten, nese ka vende bosh ajo behet nga QPI. Kjo e fundit llogarit sipas nje programi te caktuar kompjuterik dhe sic pretendohet te pagabueshem, fituesit perfundimtare. Kete konkluzion, QPI e nxjerr pasi te kete marre ne dore qe te gjitha kerkesat per permiresim preference dhe me pas edhe kerkesat e atyre maturanteve qe nuk jane pranuar ne shkolla te larta.

Cilen dege duhet te zgjedhin kandidatet

Sipas rregullores se shpallur nga MASH, secili kandidat ka te drejte te zgjedhe ne formularin A2 deri ne 10 programe studimi, te renditur ne preferenca nga 01 deri ne 10, ku ai deshiron te studioje. Kandidati shpallet fitues ne preferencen me te larte te zgjedhur prej tij, kur ploteson kriterin e pikeve, pra te jete ne renditje ne grupin e fituesve te atij programi studimi ne kuotat e percaktuara. Kjo do te thote qe kandidati jo vetem duhet te llogarise paraprakisht piket qe mund te fitoje (afersisht), por dhe te synoje per konkurrim ne ato programe studimi ku mund te fitoje.

Kur niveli i maturantit eshte i dobet

Nje student qe ka mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme me nje note mesatare te shkolles se mesme 6, ku edhe provimet e detyruara jane rreth notes 6, duhet te kete kujdes. Ai nuk duhet te vendose ne preferenca, programe studimi ku fituesi i fundit ka me shume pike se 3200. Nese ai ploteson te dhjete preferencat me programet e studimit si: Juridik, Mjekesi, Stomatologji, Farmaci etj., ai nuk duhet te zgjedhe asnje nga keto preferenca. Sipas specialisteve, ky maturant duhet te zgjedhe ato programe studimi, ku fituesi i fundit ka me pak se 3200 pike. Ne kete menyre, ai ka shanse te shpallet fitues ne ndonjeren prej tyre.



SHEMBULL

Drita deshiron te konkurroje per programin e studimit Farmaci ne Universitetin e Tiranes. Ajo ka mbaruar shkollen e mesme te profilizuar ne profilin natyror dhe ka noten mesatare te kater viteve M = 8.



Ne dy provimet e detyruara ka keto rezultate:

Ne Letersi dhe Gjuhe Shqipe D1 = 8.52

Ne Matematike D2 = 8.5



Ajo ka zgjedhur te jape si provime me zgjedhje lendet Fizike dhe Biologji, ku pretendon te marre keto rezultate:

1. Ne Fizike Z1 = 9

2. Ne Biologji Z2 = 8.7



Ne tabelen e koeficienteve, Drita gjen se per programin e studimit Farmaci, profili natyror i shkolles se mesme e ka koeficientin Ksh = 1.4.



Ne kete rast, Drita do te beje keto llogaritje:



[D1(nota ne Gjuhe Letersi) +D2 (nota ne Matematike) + M (Nota mesatare e shkolles se mesme)] x Ksh (koeficienti i shkolles) = (8.52 + 8.5 + 8) x 1.4 = 25.02 x 1.4 = 32.20



Ne tabelen e koeficienteve, Drita gjen se per provimet me zgjedhje koeficientet jane:

Per lenden Fizike K1 = 1.3. per lenden Biologji K2 = 1.3.



Ne kete rast, Drita do te beje keto llogaritje:

Z1 (nota ne Fizike) x K1 (koeficienti per Fiziken) + Z2 (nota ne Biologji) x K2 (koeficienti per Biologjine) = 9 x 1.3 + 8.7 x 1.3 = 11.7 + 11.31 = 23.01



Drita mbledh dy rezultatet e gjetura: 32.20 + 23.01 = 55.21. Kete rezultat e shumezon me 100 dhe merr 5521.0 pike.

Pra Drita eshte ne kuoten e 5500 pikeve.



Deshira e Drites eshte te ndjeke programin e studimit Farmaci. Nga tabela e fituesve te fundit, te vitit te kaluar, Drita shikon se fituesi i fundit ne Farmaci eshte me 5799.3 pike. Ne kete rast, vendosja e programit te studimit Farmaci si preference e pare, do te thote qe mundesite e shpalljes fitues jane te pakta.

Keshtu qe ajo duhet te zgjedhe nje dege ku kuota e pikeve te fituesit te fundit te vjetshem, eshte me pak se 5500.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika