 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Korrupsioni, 13% me shume se ne 2006
E Enjte, 08 Maj 2008
Pothuajse te gjithe shqiptaret pa perjashtim mendojne se zyrtaret e administrates publike jane te korruptuar. Nga nje anketim qe ka bere instituti per Kerkime dhe Alternativa Zhvillimi rezultoi se, ne vitin 2008, korrupsioni eshte 13% me i larte krahasuar me vitin 2006. Me te korruptuar jane doganieret, mjeket, punonjesit e taksave, deputetet dhe ministrat, te cilet krahasuar me vitin 2006, jane shume me te korruptuar. Ndersa me pak te prekur nga korrupsioni jane drejtuesit fetar, ushtaraket, media, institucioni i Presidentit, mesuesit dhe drejtuesit e OJF-ve. Sipas sondazhit, 92% e shqiptareve thone se korrupsioni eshte i perhapur ne zyrtaret publike dhe ka nje renie prej tete pikesh krahasuar me vitin e kaluar. Raporti tregon se nuk ka perparim ne treguesit e ryshfetit. Afersisht 70% e njerezve te intervistuar thane se kane paguar nje ryshfet per trajtim mjekesor. Rreth 60% kane shume pak besim te sistemi gjyqesor. Ne nje raport 3 me 1, shqiptaret nuk mendojne se gjyqtaret jane te paanshem kur kryejne gjykime. Sondazhi eshte bere ne rreth 1176 qytetare mbi 18 vjec dhe 568 punonjes te sektorit publik. Keto shifra tregojne se, Shqiperia ka nje problem serioz me korrupsionin. Korrupsioni prek te gjitha pjeset e shoqerise shqiptare - ekonomine, mundesite e investimit, imazhin e Shqiperise jashte. Nga ana tjeter ligji siguron ndeshkime penale per korrupsionin e zyrtareve. Pavaresisht nga nje numer arrestimesh te zyrtareve te larte vendore dhe qendrore, korrupsioni po mbetet nje pengese madhore ndaj reformave. Treguesit Boterore te Qeverisjes te Bankes Boterore pasqyrojne qe korrupsioni ishte nje problem serioz. Ligji siguron qe ministrat e qeverise nuk mund te zoterojne nje kompani qe lidhet drejtperdrejt me pergjegjesite e tyre zyrtare dhe perfshin ndalimin e kompanive te zoteruara nga pjesetare te afert te familjeve te zyrtareve qeveritare. Afro 6000 zyrtare publike dhe te aferm te afert duhet te paraqesin deklarimin e pasurive.
B.H.
Korrupsioni ne shifra
Ne vitin 2008, korrupsioni eshte 13% me i larte krahasuar me vitin 2006.
Sipas sondazhit, 92% e shqiptareve thone se korrupsioni eshte i perhapur ne zyrtaret publike.
Afersisht 70% e njerezve te intervistuar thane se kane paguar nje ryshfet per trajtim mjekesor.
Rreth 60% kane shume pak besim te sistemi gjyqesor.
Ne nje raport 3 me 1, shqiptaret nuk mendojne se gjyqtaret jane te paanshem kur kryejne gjykime.
Sondazhi eshte bere ne rreth 1176 qytetare mbi 18 vjec dhe 568 punonjes te sektorit publik.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kirurgu Hoxhallari, te premten merret vendimi
- Pensionet false, si funksiononte skema
- Semundjet profesionale, 4 mije raste ne vit
- "Fabrikat po na demtojne mjedisin"
- Studentet e rinj, nuk ndryshohet dega
- Propozimi, te legjitimohen kurset private
- Shalsi: Asnje s'pengon punen tone
- Bashkia u shemb shtepite, dru banoreve
- Matura, ndryshon korrigjimi testeve
- Gjuhet e huaja, vetem 10 per qind kalues
- Shoqata e gjakut: "Te shkarkohet Arben Ivanaj"
- Shqiptaret te stresuar, fluks te neurologet
- Poliklinikat, buxhet me vete nga te ardhurat dytesore
- Pensioni i reduktuar, si perfitohet
- Skandali i vajit, ja kur hyri ne Shqiperi
|
|