 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
"Onkologjiku, nuk perballohet fluksi, te shtohen spitalet"
E Enjte, 08 Maj 2008
Shtimi i rasteve te te prekurve nga tumoret, ka detyruar shefin e sherbimit te Spitalit Onkologjik te kerkoje edhe ngritjen e dy apo tri spitaleve te tjera ne vend. Sipas tij, keto spitale jane te nevojshme, pasi ai aktual perballon te gjithe pacientet e vendit, por edhe rastet nga Kosova. "Ne sot punojme me kapacitete te tejmbushura, ku shume here na duhet qe pacientet t'i vizitojme edhe ulur. Kjo na ka bere qe te kerkojme dy apo tre spitale te tjera te onkologjikut, pasi rastet e ketyre semundjeve vijne ne rritje nga dita ne dite", ka pohuar shefi i sherbimit te Spitalit Onkologjik, Agim Sallaku. Sipas tij, nevoja pervecse ne ambiente ka edhe ne aparatura, por edhe ne specialiste te sherbimeve te ndryshme. Mungesa e specializimeve gjate ketyre viteve te fundit pritet qe te sjelle nje hendek te madh ne kete sherbim, pasi edhe numri i kuotave qe jepen per mjeket e ketij profili ka qene i kufizuar. "Kete vit ka dale nje brez i specializanteve, nderkohe qe priten edhe te tjeret, por perseri ne kemi mangesi ne sherbim, pasi numri i personave vjen ne rritje nga dita ne dite. Po keshtu, nevoja kemi edhe per financim, pasi situata nuk mund te perballohet ne gjendjen aktuale", ka pohuar Sallaku. Sipas tij, megjithese gjate ketyre viteve buxheti ka ardhur ne rritje mungesat e medikamenteve jane te vazhdueshme sidomos te citostatikeve. Per kete, shefi i onkologjikut kerkon reformimin e sistemit shendetesor ne nje menyre qe te kete nje mevetesi, nderkohe qe edhe politikat shendetesore duhet te jene te ndryshme nga ato aktuale. "Politikat e zbatuara deri me tani per sherbimin shendetesor kane krijuar kete gjendje te rende ne shendetesine shqiptare. Ndaj, nuk mund te ecet keshtu, sepse kete e ilustron mjaft mire edhe gjendja ne te cilen kemi ngecur, ndaj duhet qe te kete ndryshime rrenjesore" ka pohuar Sallaku.
Privatizimi i spitaleve
Privatizimi i institucioneve shendetesore per nje periudhe kohore derisa te fuqizohet shteti do te ishte zgjidhja me e mire. Kjo eshte pohuar nga shefi i sherbimit te onkologjikut, i cili ka theksuar se buxheti qe perdoret sot per shendetesine nuk mund te mbuloje as nevojat minimale, kurse nje investitor privat mund ta ndryshoje kete sistem. Nderkohe qe shteti mund ta ribleje ata pas permiresimit te gjendjes.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kirurgu Hoxhallari, te premten merret vendimi
- Pensionet false, si funksiononte skema
- Semundjet profesionale, 4 mije raste ne vit
- "Fabrikat po na demtojne mjedisin"
- Studentet e rinj, nuk ndryshohet dega
- Propozimi, te legjitimohen kurset private
- Shalsi: Asnje s'pengon punen tone
- Bashkia u shemb shtepite, dru banoreve
- Matura, ndryshon korrigjimi testeve
- Gjuhet e huaja, vetem 10 per qind kalues
- Shoqata e gjakut: "Te shkarkohet Arben Ivanaj"
- Shqiptaret te stresuar, fluks te neurologet
- Poliklinikat, buxhet me vete nga te ardhurat dytesore
- Pensioni i reduktuar, si perfitohet
- Skandali i vajit, ja kur hyri ne Shqiperi
|
|