PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Llogaritjet, si te fitoni universitetin

Luljeta Ndoka
E Enjte, 08 Maj 2008

Tabela, qe publikohet sot ne faqet e gazetes "KJ", e perpiluar nga Ministria e Arsimit, do t'i ndihmoje maturantet qe te bejne zgjedhjen e duhur ne formularin A2. Ajo do te sherbeje si pike referimi per maturantet, ne menyre qe ta shohin veten se ne c'nivel jane me piket, dhe si mund ta fitojne shkollen e larte, nisur nga eksperienca e maturanteve te para nje viti. Keshtu, pervec maturantet me piket e fundit per cdo dege, MASH ka publikuar edhe skemen e llogaritjes se pikeve, e cila do te sherbeje qe cdonjeri prej kandidateve, te mund ta llogarise vete se sa pike mund te fitoje.

Tabelat ndihmese

Tabelat me piket minimale te fituesve te nje viti me pare 2006-2007, per te gjitha deget e universiteteve publike publikohen me qellim ndihmesen e kandidateve te sivjetshem. Sipas specialisteve te Ministrise se Arsimit, keto te dhena sherbejne per te orientuar maturantet te zgjedhin ne formularin A2, 10 deget e universiteteve qe ata do te preferojne, ne qershor. Kuptohet qe keto rezultate ndryshojne nga viti ne vit ne baze te nivelit te kandidateve per ne universitete, koeficienteve dhe nivelit te testeve. Ne kolonen e pare jane renditur sipas universiteteve, programet e studimit me numrin qe ishin koduar vitin e kaluar, ne te dyten jane kuotat e percaktuara ne kete faze, ndersa kolona e trete eshte paksa me e komplikuar. Keshtu, marrim si shembull te dhenat: "Dega 018 Greqisht, Kuota 50, Nr.105: 3712.8p". Keshtu, numri 105 perfaqeson renditjen e kandidatit ne te gjithe kerkuesit e kesaj dege. Ky kandidat eshte fituesi i fundit, i 50-ti, ne ate program studimi qe ka 50 vende, pavaresisht se renditet i 105. Kjo tregon se kandidatet me pike me shume se ky fitues i fundit (i renditur 105), kane fituar ne programe te tjera, qe i kane kerkuar ne preference me te larte. Ndersa 3712.8p tregon piket e ketij kandidati te fundit fitues. Asnje kandidat, me pike me pak se ky, nuk eshte fitues ne kete dege. Ne kolonat e tjera jepen notat e dy provimeve me detyrim dhe me zgjedhje.

Parashikimi

Duke pasur parasysh se formula llogaritese e pikeve, vitin e kaluar ka qene, [(D1 + D2 + M) x Ksh + Z1 x K1 + Z2 x K2], ku: Ksh eshte koeficienti i shkolles, K1 eshte koeficienti per provimin e pare me zgjedhje dhe K2 eshte koeficienti per provimin e dyte me zgjedhje, secili nxenes, mund te llogarise afersisht sa pike mund te fitoje, duke vetevleresuar veten. Ne kete menyre do te orientohet me mire per te kerkuar programin e studimit qe deshiron te vazhdoje ne Institucionet e Arsimit te Larte Publik. Renditja dhe shpallja e fituesve per programet e studimit, te cilat kishin si kusht edhe konkursin e vecante, si Arkitektura, Edukimi Fizik, deget e Akademise se Arteve etj., eshte bere me formule tjeter matematike. Ne keto raste eshte marre parasysh pikezimi ne konkurse, pervec pikeve te marra ne provimet e Matures Shteterore. Specialistet keshillojne qe maturantet te zgjedhin lendet Z1 e Z2, ku ndihen me te zote. Kjo, pavaresisht nese lenda ku studenti e ndien veten te zot, ka koeficient me te ulet se nje lende tjeter. Nese nje maturant nuk eshte shume mire me anglishten, atehere ben mire te mos e zgjedhe kete dege. Keshtu, nese nje kandidat per ne shkolle te larte nuk eshte mire ne anglisht ben mire te mos e zgjedhe, per faktin se aty mund te mos fitoje shume pike. Ky koeficient maksimal, i shumezuar me numrin e pikeve te anglishtes, mund te mos jape nje rezultat fort te kenaqshem. Ndersa, nese maturanti zgjedh nje lende me koeficient me te ulet, por ama ka shume dije per ate lende, atehere ka shume gjasa qe te dale shume me mire se c'mund te dilte nese zgjedh anglisht.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika