PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Vllaznia con kupen ne Shkoder pas 21 vitesh

Vllaznia con kupen ne Shkoder pas 21 vitesh

Jeton Selimi
E Enjte, 08 Maj 2008

Maji i vitit 1987... Vllaznia kokelarte ngre ne Shkoder Kupen e Shqiperise. Eshte hera e fundit qe Vllaznia ngre lart trofeun e lakmuar. Dje, maj i vitit 2008, Vllaznia rikthen ne Shkodren Loce kupen e munguar. Madje, ne menyren me te mire te mundshme, duke mposhtur ate skuader, qe ne tre finale mes ketyre dy viteve, ua ka mohuar gezimin e ketij trofeu kuqebluve. Dhe kjo fale nje prezantimi te shkelqyer. Nje ndeshje e dominuar teresisht, e vulosur qe ne pjesen e pare, pas dy golave te shkelqyer te Likes dhe Sukajt. Fitoi bindshem Vllaznia, fitoi deshira kuqeblu. U nderuan ata mijera tifoze qe kishin udhetuar nga Shkodra e larget dhe ishin shumefish me prezente ne numer sesa bardheblute nga Tirana e afert. Nje gezim i ligjshem i nje skuadre, qe ishte fokusuar vetem te ky trofe, pasi kishte dale jashte objektivave evropiane ne kampionat. Mbase eshte ironi e fatit, por edhe njehere Dervish Haxhiosmanovic tregohet "usta" i vertete. Me pare i riktheu kampionatin Vllaznise, tani Kupen e Shqiperise.

Askush se stadium nuk pati kohe as te rregullonte ndenjesen e tij, sepse pa u bere ende 120 sekonda, Gilman Lika con peshe tifozerine kuqeblu. Nje kombinim mes dy talenteve te Vllaznise sjell golin e pare te takimit. Xhevahir Sukaj ka krosuar ne zone dhe Gilman Lika ka kercyer mbi te gjithe. Topi i perplasur ne gjoksin e te riut shkodran shkon ne cepin me te larget te portes se mbrojtur nga Osmani, 1-0. Goli ndez spektaklin. Mjafton te themi se per minuta te tera shikojme vetem sulme dhe kundersulme nga te dyja ekipet. Ne minuten e peste eshte Sukaj, qe shperdoron nje rast te arte. Topi i gjuajtur prej tij stampohet ne traverse. Tirana permendet. Brenda minutes se nente, bardheblute kane dy raste te arta, te dyja me Daniel Xhafajn, qe njehere godet traversen dhe me pas sheh Grimen te prese nje top te pamundur. Me pas vjen "KO"-ja bardheblu. Sukaj perfiton nga gabimi i Vrapit dhe qetesisht ne zone mposht Osmanin, duke e cuar rezultatin ne 2-0. Vllaznia ne ekstaze, Tirana vuan. Mema kerkon te ndryshoje dicka, duke hequr ne pjesen e pare Sinen, Vrapin dhe Duron e duke hedhur Gjoreskin, Hajdarin dhe Arapin, por e vetmja gje qe sheh nga Tirana e tij eshte nervozizmi i francezit Mohelebi, i cili brenda pak minutave merr dy kartone te verdhe, duke e lene skuadren me 10 lojtare. Minutat e mbetura administrohen me shume qetesi nga Vllaznia qe, ne avantazhin e dy golave, shikon sesa e pafuqishme eshte Tirana per te ndryshuar fatet e ndeshjes. Pas tre minutave shtese, vjen vershellima e trefishte e gjyqtarit gjerman Babak Rafati, i cili sinjalizon perfundimin e finales se madhe te Kupes se Shqiperise. Shkodra eshte ne feste!



Fushaj: Vitin tjeter duam kampionatin

Me i lumturi nga te gjithe ka qene padyshim njeriu me i kontestuar nga tifozeria shkodrane, presidenti Valter Fushaj: "Ndihem shume i lumtur, shume i gezuar. Eshte nje kenaqesi shume e madhe, e ndaj me futbollistet. Fitimin e Kupes ia dedikoj tifozeve. Tani na eshte hapur drita jeshile, per te pretenduar sezonin tjeter per te qene kampion".

Grima: Per Shkodren dhe dy vajzat

Armir Grima, veterani dhe kapiteni i shkodraneve, ishte me krahe pas perfundimit te ndeshjes dhe nuk i fshehu emocionet. "Nuk i di si te shprehem, por eshte nje emocion i bukur te fitosh kupen. Kupa per te gjithe ata qe vijne ne stadium, eshte per te dyja vajzat e mia, per prinderit e mi e bashkeshorten. Kjo Kupe eshte per te tere Shkodren".

Sukaj: Kupen per tifozet shkodrane

Sulmuesi i talentuar i Vllaznise, Xhevair Sukaj, autori i golit te dyte dhe te nje traverse, tha pas ndeshjes: "Per te thene te drejten, emocionet jane te jashtezakonshme. Ia dedikojme Kupen publikut shkodran, i cili ka qene me pare i pakenaqur nga ne. Por, ja qe e fituam. E merituam fitoren, pavaresisht se kishim nje kundershtar shume te veshtire".

Kaci: Kthyem ne Shkoder trofeun

I emocionuar dhe i gezuar, Albert Kaci nuk ngurroi te fliste pas takimit. "Kam shume emocione, por besoj se dhe ekipi i ka ato. Eshte nje gezim shume i madh, pasi kemi fituar kete trofe sot. Vllaznia ka shume vite qe nuk e ka pare Kupen e Shqiperise. Besoj se po i gezojme tifozet tane qe kane ardhur ne Elbasan dhe u shperblyem me fitore".

Vllaznia-Tirana 2-0

Shenues: Lika 2', Sukaj 39'

Formacionet

Vllaznia: Grima, Lici, Teli, Kapaj, Osja, Delain, Nallbani (Hoti 82'), Kaci, Sukaj, Kotrri, Lika

Trajner: Dervish Haxhiosmanovic

Tirana: Osmani, Vrapi (Hajdari 46'), Sina (Gjoreski 46'), Kcira, Fagu, Deliallisi, Mohelebi, Duro (Arapi 46'), Hyka, D.Xhafaj, Fortuzi

Trajner: Sulejman Mema

Gjyqtare: Rafati, Kadak, Pikel (Gjermani)

Kartone te verdhe: Hyka, Mohelebi (2), Teli

Karton i kuq: Mohelebi

Te vecanta

- Te pranishem ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" ishin Presidenti i Republikes, Bamir Topi, zonja e pare, Teuta Topi, presidenti i FSHF-se, Armand Duka, presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, donatoret e Tiranes, Halili, Ngjela, Papuli, Nuri, si dhe shume figura te tjera nga jeta politike dhe sportive.

- Kur gjyqtari Rafati vershelleu perfundimin e ndeshjes, Albert Kaci shkoi te tifozet dhe pasi mori nje tufe me kartemonedha dhjetemije lekeshe, nisi t'i hidhte ne fushe, duke imituar gjestin qe beri Muka dhe Duro ne ndeshjen e fundit te sezonit te kaluar, pikerisht kunder Vllaznise, kur Tirana u shpalle kampione.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika