EFilmi i tranzicionit shqiptar
E Merkure, 07 Maj 2008
"Sekretet", nje film per cmendurine shqiptare, cmendurine e nje kombi qe nuk ishte i afte per 50 vjet te shprehe vetveten do te shfaqet ne kinema "Millenium" ne datat 9-18 maj, ndersa dje u shfaq premiera per mediat. Pyetjet qe shtrohen, nje pjese e te cilave marrin pergjigje ne film, jane: Cilet jane sekretet e cmendurise se tij? Cfare ka ndodhur me kujtesen e ketij kombi? Cfare ndodh ne kete spital psikiatrik? Pse leh personazhi kryesor? A do ta fitojne identitetin e humbur dhe a do te jene ndonjehere vetvetja?
INTERPRETOJNE:
Ndricim Xhepa
Eftiola Lacka
Neritan Licaj
Ermela Teli
Enver Petrovci
Redian Mulla etj
U shfaq dje ne "Millenium" filmi qe riktheu pas 15 vjetesh ne ekranin e madh regjisorin Spartak Pecani
ECmenduria shqiptare me "Sekretet" e Pecani
Anisa Ymeri
Stine premierash te filmave shqiptare. Pas "Trishtimit te Zonjes Shnajder", filmit te shumeperfolur te kineastit Piro Milkani, dje u shperfaq nje tjeter film shqiptar. "Sekretet" rikthejne pas 15 vjetesh regjisorin Spartak Pecani ne kinematografine shqiptare. Tranzicioni qe po kalon vendi yne s'mund te mos jete edhe subjekt i filmave qe realizohen ne keto vite "lirie mendimi". Prej tranzicionit dhe "cmendurise shqiptare" merr subjektin ky film, i cili prej se premtes do te shfaqet per te gjithe shqiptaret ne ekranin e kinema "Millenium". Eshte "cmenduria" dhe telashet e nje kombi i cili per 50 vjet pati fatin te te gjithe ne e dime, dhe qe ne kapercyell te viteve '90-te, pesoi dramen qe shumekush prej nesh e ka perjetuar. Jane role te misheruara prej aktoreve me ne ze te vendit tone, ku kryeson Ndricim Xhepa, por edhe Enver Petrovci e perkrah tyre aktoret e rinj qe perhere e me shume kane nisur te evidentohen. Rol i gdhendur mire nga Eftjola Lacka, por edhe Ermela Teli, Neritan Licaj e Redian Mulla. Gjithcka vertitet ne qerthullin e goditjes se madhe psikike qe mori nje populli tere. Regjisori Pecani, pas premieres se filmit per mediat rrefeu pak nga emocionet e tij, per kete rikthim te 15 viteve me pas ne ekranin e kinemase. "Sigurisht qe se pata aspak te lehte - tregoi Pecani, pasi keto vite qe kam qene i shkeputur, humba edhe lidhjet per realizimin e nje filmi, i cili ne keto dite eshte perhere edhe me i veshtire". Filmi eshte realizuar ne nje kohe rekord. Pas perfundimit te xhirimeve ne qershor, ne fund te dhjetorit, ai qe gati te shfaqej per publikun. Por ama, per te shkuar deri te dita e xhirimeve, iu eshte dashur me se 40 dite per te shnderruar ne nje spital psikiatrik mjediset e ish-Kinostudios "Shqiperia sot".
Vulen e suksesit pritet t'ia jape publiku, por, megjithate, sipas regjisorit Pecani, "ky eshte nje film i ka c't'iu percjelle shqiptareve, por edhe publikut me gjere se kaq, pasi jane pikerisht ato sekrete te vogla, apo edhe te medha qe nuk na lene te jemi te lire".
Por, sa e veshtire eshte per nje aktor te veshe petkun e nje te semuri mendor?! Pa dyshim, shume! Neritan Licaj, qe eshte edhe protagonist kryesor ne film, shprehet pas premieres se, "sigurisht qe eshte shume e veshtire, pasi nuk kemi te bejme me personazhe qe i takojme pergjate dites, ne rruge apo jetojme me ta. Duhet pune e madhe qe ta kuptosh personazhin, e me pas mund ta interpretosh mire ate". Dhe per kete iu eshte dashur te qendrojne jo pak me persona qe kane probleme mendore, per te kuptuar menyren e tyre te te jetuarit, e per t'ju qasur sa me prane psikologjise se tyre. Nje pjese e roleve jane jo pak te skalitura. Edhe nje here, aktorja e re, Eftiola Lacka, mundi te evidentohej perkrah emrave te medhenj te kinemase shqiptare, sic eshte edhe Ndricim Xhepa.
Por cili do te jete fati i filmit, i cili e nis rrugetimin e tij ne "Millenium", por qe nuk do te ndalet me kaq. Regjisori Pecani tregon se, "shpresa eshte qe te udhetoje neper festivale dhe te mund te evidentohet. Para kemi festivalin e filmit te Venecias, dhe do bejme perpjekjet qe filmi te mberrije edhe atje".
Premieres se filmit per mediat i mungoi aktori Ndricim Xhepa, i cili aktualisht gjendet ne shesh-xhirimin e filmit te radhes, te regjisorit Gjergj Xhuvani, me nje tematike teper interesante qe na kthen ne bemat e kohes se diktatures, ai eshte "Lindje Perendim Lindje". Filmi do te shfaqet ne "Millenium" prej dates 9-18 maj
EDrita Pelingu rikthehet ne kinemane shqiptare
Perkrah aktoreve te rinj a jo te "Sekretet" u rishfaq Drita Pelingu. E veshur nen petkun e nje nene tipike jugore, teper te dhembur, Pelingu i rikthehet kinemase shqiptare, duke skalitur nje tjeter rol te paharrueshem. Ajo cka na shfaqet ne ekran eshte e bukura, e pas kesaj qendron gjithcka e veshtire, sic jane momentet e tmerrshme te xhirimeve. Pelingut me se 80-vjecare, i eshte dashur te mbaje veshur petkun e leshte e te zi ne pikun e vapes. Kete s'ka per ta harruar lehte! Madje, jo rralle i kujton keto momente te bukura e te veshtira mes miqsh. Nje prej shesheve te xhirimit ishte edhe Zverneci, lehtesisht i dallueshem prej kishes e ures qe shfaqet edhe ne filmin e Pecanit. Pas shume vitesh mungese ne skenen e teatrit dhe ne dublat e kinemase, aktorja u shfaq ne kete film, me nje rol te skalitur me se miri. Edhe nje here, me kete rol te saj, ajo deshmon se rolet nuk ndahen ne te vegjel e te medhenj, por ne role qe mbesin dhe ne ata qe i harron fill. Nje tjeter projekt qe mund te riktheje Pelingun ne skenen e Teatrit Kombetar eshte nje monodrame. Pak eshte folur per te dhe pse kureshtja ka qene teper e madhe, ndaj edhe ende nuk dihet nese do te ngjitet apo jo ne skene.
Pelingu eshte nje prej atyre personaliteteve te kultures sone qe, me gjithe moshen e thyer, e sheh ne pervjetore miqsh e kolegesh, dhe kurre s'e sheh te ndalet, duke treguar ne cdo moment energjite e saj te pashtershme.
Xhirimet
Ndricim Xhepa eshte protagonist kryesor te "Sekretet" e Pecanit, duket se nuk do te kaloje ne tapetin e kuq qe ka nisur te shtrohet edhe ne premierat e filmave shqiptare. Ka nje motiv te forte per kete, pasi aktori i skenes dhe kinemase shqiptare eshte protagonist ne nje tjeter film qe po xhirohet keto dite. Ai eshte trajneri i skuadres se ciklisteve ne filmin qe po xhirohet keto dite, "Lindje Perendim Lindje" i regjisorit Gjergj Xhuvani.
EKujtohet figura e Lef Nosit me nje koncert
Lef Nosi, ministri i Pare te Poste-Telegrafave nderohet me 9 maj nga Shoqata "Bota e Artit" me mbeshtetjen Postes Shqiptare me nje koncert instrumental ne sallen e Akademise se Arteve. Ne te do interpretojne violinistja Ina Kosturi e pianistja Rudina Ciko. Nosi, dekoruar nga Presidenti i Republikes me Urdhrin "Gjergj Kastrioti
Skenderbeu", shpallur Qytetar Nderi i Elbasanit, firmetar i Aktit te Pavaresise
1912, krijues i filatelise shqiptare, Kryetar i Bashkise se Elbasanit ne periudhen
e Qeverise se Fan Nolit. Ai u shqua me botimin e gazetes "Tomori", krijimin
e shoqerise "Aferdita", leterkembimet me shume personalitete te njohura te
politikes nderkombetare, albanologjise, gjuhesise dhe historise. I perkushtuar
ndaj gjurmimit te dokumenteve historike, materialeve folklorike, etnografike,
botimeve me vlera albanologjike, u shqua si arkivist, folklorist, etnograf,
numizmat, arkeolog etj. Botoi fletoren "Dokumente historike" dhe ne 1937 nje
fletepalosje me Aktin e Pavaresise te vitit 1912, me rastin e 25 vjetorit te asaj
ngjarjeje te madhe. Ne tetor 1943 u zgjodh Anetar i Keshillit te Larte. Denohet me
vdekje dhe pushkatohet ne vitin 1946. Ne nderim te tij, koncerti instrumental qe do te zhvillohet ne Akademine e Arteve, pertej interpretimit te veprave te repertorit klasik, sonatave te Brahmsit, Shumanit, sjell tingujt e veprave te vjetra shqiptare per
violine e piano, qe interpretohen per here te pare, duke sjelle ne skenen
shqiptare sonaten e Fan Nolit per violine e piano te kompozuar ne 1937.
Premiera e shfaqjes ne korrik gjate Festivalit Nderkombetar te Teatrove ne Butrint
E"Trojanet" flasin shqip me ikonat e skenes shqiptare
Regjisori grek e sjell tragjedine ne stilin klasik, sic e ka shkruar Euripidi, shekuj shkuar
Anisa Ymeri
Premiera e shfaqjes do te jete ne skenen e gurte te Butrintit gjate Festivalit Nderkombetar te Teatrove, por provat kane nisur prej me se nje jave ne Teatrin Kombetar. "Trojanet" e Euripidit kane mundur te bejne bashke aktoret me ne ze te skenes shqiptare. Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Luiza Xhuvani, Ema Andrea, Marjeta Ljarja apo edhe Guljelm Radoja e Arben Derhemi, jane vetem disa prej tyre, pasi duke qene nje shfaqje me permasa te medha, jane jo pak edhe aktoret e reja qe do te interpretojne ne kete shfaqje. E para tragjedi e antikitetit grek, e qe mban vulen e produksionit te Teatrit Kombetar, vihet ne skene nga regjisori grek, Vasilis Theudoropulos. Pas shume takimesh me aktoret dhe pas shume medyshjesh, regjisori grek ka nisur punen ne teater. Mirepo, pse "Trojanet"? Regjisori Theudoropullos tregon se, "kur m'u propozua te vija nje tragjedi a komedi te antikitetit ne teatrin tuaj, u mendova pak. Por, zgjodha "Trojanet" pasi mendoj se eshte nje pjese me ane te se ciles mund te komunikojme edhe sot. Flet per barbarizmin e luftes dhe emigracionin, e te dyja keto, dy vendet tona i kane provuar". Disa prej aktoreve te perzgjedhura per te interpretuar ne kete tragjedi e kane prekur me pare kete gjini teper te veshtire te teatrit. Ema Andrea eshte "Medea" shqiptare dhe vjet ne skenen e Butrintit u shfaq si e tille, ndersa ne korin e "Medea"-s qene disa prej aktoreve te reja te perzgjedhura per "Trojanet" e Euripidit.
Regjisori i ftuar nga Teatri Kombetar per te ngjitur ne skene nje tragjedi te madhe, eshte drejtues i teatrit "Neo Kozmos" ne Athine, politika e te cilit eshte e drejtuar per nga emigrantet. Bashkepunetori i tij shqiptar eshte Laert Vasili, prej te cilit Theudoropulos gjendet edhe ne Shqiperi. "Kur u ftova te ve ne skenen tuaj nje pjese te antikitetit, zgjodha "Trojanet", sepse mendoj se eshte nje veper, me te cilen popujt e Ballkanit mund te komunikojne mire", shprehet regjisori grek.
Duket se nuk ka pasur stepje per zgjedhjen e aktoreve edhe per faktin se ka pasur c'te zgjedhe dhe ka mundur te ngjise ne skene ajken e teatrit shqiptar. "Nga ana artistike, ketu jam takuar me aktore qe kane ardhur me deshire te madhe per te bere tragjedi, shprehet Theudoropulos. Jane te impenjuar dhe me jane dorezuar si flete te bardha. Kane nje pafajesi ndaj ketyre teksteve dhe une erdha ketu per t'iu dorezuar aktoreve shqiptare qe te me rrembejne ne pafajesine e tyre", perfundon ai. Kjo per faktin se antikiteti eshte krejt i panjohur per ta, pasi sikunder eshte theksuar prej kohesh, me ne fund ne skenen e TK-se po ngjitet nje pjese e antikitetit grek.
Bulku: Fat qe e ve ne skene nje grek
Rajmonda Bulku, nje prej aktoreve qe do te interpretoje te "Trojanet" tregon se per ta kjo eshte nje eksperience shume e bukur dhe e prekur me pare vetem ne nivele studentore. Bulku shprehet se, "fati i madh per ne eshte qe nje tragjedi e ve ne skene nje regjisor qe e ka te tokes se tij, dhe jo nje shqiptar qe nuk di me shume nga ne". Tani cdo gje eshte vetem ne fazen e pare, kur piqet teksti dhe gjithsekush mundohet t'i qaset rolit te tij e ta misheroje sa me mire ate.