PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjobat, tatimet disbursojne biznesin


E Merkure, 07 Maj 2008

Pas vendimit te Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e ligjit te gjobave, administrata tatimore do t'i ktheje biznesit gjobat qe ka parapaguar ne momentin e hyrjes ne fuqi te ketij ligji rreth nje vit me pare. Megjithate ky disbursim i parave te paguara do te behet vetem ne rastet kur ceshtja eshte ende ne proces gjyqesor. Sipas Ministrise se Financave, administrata tatimore eshte e detyruar te filloje disbursimin e parave per ato biznese qe kane paguar gjobat para se te ankimojne ceshtjen ne gjykate, por qe jane ende ne proces gjyqesor. Po keshtu edhe bizneset qe jane gjobitur, por qe ende nuk e kane paguar 15 per qind te gjobes, tashme mund ta ankimojne ate, pa pasur detyrimin qe te paguajne me pare shumen qe sanksiononte ligji i rrezuar.

Tashme, ky fakt eshte konfirmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese, burime te se ciles bene te ditur dje se ne disa raste vendimet e dhena nga ky institucion kane efekte prapavepruese si ne rastet kur pasojat e ligjit apo aktit te shfuqizuar jane ende te paezauruara si ne rastin konkret. Por kategoria e tjeter e bizneseve, pikerisht ata qe e kane paguar gjoben dhe pasi kane apeluar vendimin e tatimeve ne gjykate e kane humbur ceshtjen, nuk perfitojne disbursim. Perkundrazi, kjo kategori ashtu sic parashikohet ne ligj do te paguajne dhe pjesen e mbetur te gjobes prej 85 per qind. Gjykata Kushtetuese rrezoi me vendimin e saj vetem piken, e cila detyronte biznesin te parapaguante 15 per qind te gjobes perpara se te ankohej ne rruge gjyqesore, por la ne fuqi pagimin 100 per qind te detyrimit tatimor. Pra, sipas ketij vendimi, bizneset do te paguajne detyrimet sipas vleresimeve te administrates tatimore, dhe vetem pasi te kene bere kete pagese mund ta apelojne kete vleresim ne gjykate. Kerkesa per rrezimin e ligjit te gjobave ne Gjykaten Kushtetuese u be ne bllok nga shoqatat e biznesit. Tashme pas vleresimit te tij si antikushtetues, drafti do te rikthehet serish ne Parlament per t'iu bere ndryshimet e nevojshme dhe me pas te votohet per te hyre ne fuqi.

Ligji i gjobave, cfare percaktonte

Neni 43 i procedurave tatimore, i ashtuquajtur i gjobave, ka hyre ne fuqi qe ne korrik te vitit te kaluar. Ai detyronte bizneset qe te parapaguanin ne masen 15 per qind te gjobes, ne rast penalizmi nga administrata tatimore. Me pas, biznesi mund te ankohej ne Gjykate dhe vetem ne rast se e humbte ceshtjen, duhej te paguante edhe pjesen tjeter te gjobes, pra 85 per qind te saj. Pavaresisht ankesave te shumta nga ana e biznesit per kete nen, perfaqesuesit e Ministrise se Financave e kane vleresuar se mbron interesat e publikut.



Projekti, ja gjobat e tjera te biznesit

Diskutimet per shfuqizimin e ligjit te gjobave nisen ne kuader te miratimit te nje projektligji te ri per procedurat tatimore. Baza e re ligjore permban nje sere penalitetesh te tjera nese biznesi nuk tregohet korrekt me shtetit ne pagesen e detyrimeve. Sipas projektligjit te ri gjobat e vendosura per shkelje tatimore administrative mund te hiqen ne rrethana te jashtezakonshme vetem kur moszbatimi i legjislacionit tatimor eshte shkaktuar nga fatkeqesi natyrore sic mund te jete vdekja, ose nje semundje e rende e tatimpaguesit. Ne kete projektligj jane percaktuar edhe kundervajtjet administrative, te kryera nga biznesi, ku mosrespektimi i detyrimit per regjistrim denohet me gjobe te barabarte me 75.000 leke, ndersa mosrespektimi i detyrimit per perditesimin e te dhenave te regjistrave denohet me gjobe 50000 leke. Ne rast te mosdeklarimit ne afat, tatimpaguesi denohet me gjobe 10000 leke. Kundervajtje konsiderohet edhe mosperdorimi i pajisjeve fiskale. Tatimpaguesit, persona juridike, denohen me gjobe nga 20000-100000 leke, nese nuk instalojne dhe perdorin pajisjen fiskale per regjistrimin e pagesave me pará ne dore.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika