Turizmi, i pari per prurjet valutore
E Merkure, 07 Maj 2008
Per here te pare kete vit, turizmi u ngjit ne krye te klasifikimit per sa u perket prurjeve valutore ne ekonomine vendase nga jashte me rreth 1 miliard euro. Vlerat monetare qe u perfituan kaluan dergesat e emigranteve, te ardhurat nga eksportet dhe te ardhurat qe futen nga investimet direkt, duke u shnderruar ne nje burim madhor te ardhurash dhe punesimi. Sipas statistikave te 9-mujorit 2007, prurjet nga turistet shenuan mbi 800 milione euro. Mirepo, zhvillimi spontan i pambeshtetur me strategji te qarta dhe cilesi sherbimesh, nuk mund te shnderrohet ne nje mjet te qendrueshem per te garantuar ritme te larta rritjeje.