Reali i Madridit interesohet per Sukajn e Liken?
E Merkure, 07 Maj 2008
Reali i Madridit ka interes per lojtaret shqiptare? Duket disi e habitshme, por Predrag Mijatovic, drejtori sportiv i Realit te Madridit, ka shfaqur interesim per dy lojtare te Vllaznise. Behet fjale per Xhevahir Sukajn dhe Gilman Liken. Per kete arsye, malazezi me detyre te larte te klubi i njohur madrilen, ka derguar nje te besuarin e tij nga Spanja per te vezhguar dy futbollistet shkodrane. Bashke me te do te jete edhe ish-mjeku i Kombetares jugosllave te futbollit per vite me radhe. Pikerisht te ky i fundit, ne kliniken e tij ne Podgorice, si Sukaj ashtu edhe Lika, kane shkuar here pas here, kur kane pasur probleme me demtimet e tyre dhe mbase ketu mund te kete lindur ideja per t'ia sugjeruar Mijatovicit. Nderkohe, pritet te jete nje numer i madh tifozesh shkodrane sot ne "Ruzhdi Bizhuta". Kjo ngaqe ata duan te jene ne mbeshtetje te skuadres se tyre te zemres ne ndeshjen e sezonit. Fakti qe klubi "Vllaznia" dhe Bashkia e Shkodres kane vene ne dispozicion 10 autobuse falas per ta ka lehtesuar edhe menyren e udhetimit drejt qytetit te Metalurgjikut. Po ashtu, edhe fakti tjeter se eshte marre persiper nga klubi edhe sigurimi gratis per ta i biletave te ndeshjes, i ka shtyre edhe me teper tifozet kuqeblu te garantojne pranine ne kete takim. Ne fakt, tifozet nga Shkodra nuk paten munguar as para dy vjetesh ne Lushnje, ku u zhvillua finalja e fundit mes ketyre dy skuadrave dhe sot do te bejne te njejten gje edhe ne Elbasan. Nisja e autobuseve eshte lene per oren 10:30, prane Teatrit "Migjeni".