"Deda", dhembje koke per formacionin
E Merkure, 07 Maj 2008
Mungesa e Sinanit ne kete ndeshje ka krijuar njefare peshtjellimi edhe te stafi drejtues, sepse me te ne formacion gjerat beheshin me te thjeshta. Tashme Haxhiosmanovici dhe stafi i tij duhet t'i bejne llogarite ndryshe dhe per rrjedhoje jane edhe pak dilema per menyren si do te luhet dhe vendosjen ne fushe. Keshtu, e sigurt eshte qe Grima do te jete ne porte, po ashtu edhe Teli e Delain ne mbrojtje. Ajo qe ende nuk eshte saktesuar plotesisht eshte se kush do te luaje mbrojtes i majte, Kotrri apo Kapaj. Nese luan ky i fundit, i pari vendoset ne qender te mesfushes se bashku me Nallbanin, ndersa ne krahe jane Osja e Lici. Ne rast te kundert, hyn Hoti dhe Osja kalon ne qender me kosovarin.