4 arbitrat e huaj qe gjykuan ne Shqiperi
E Merkure, 07 Maj 2008
Gjermani Babak Rafati nuk eshte gjyqtari i pare i huaj qe zbret ne fushat e futbollit shqiptar. Me pare, kjo gje ka ndodhur ne kater raste. Risia asokohe mbante emrin e spanjollit Fernandez Marin, i cili ne vitin 2002 gjykoi nje perballje mes Tiranes dhe Dinamos (dy ekipet luftonin per titullin kampion). Nje vit me vone, dy italiane gjykojne dy takime te ndryshme ne Shqiperi. Xhanluka Paparesta gjykoi play-off-in mes Apolonise dhe Lushnjes, ndersa Alfredo Trentalanxhe finalen e Kupes se Shqiperise Dinamo-Tirana 1-0. Pas tre vjetesh, do te vinte nje tjeter italian per te gjykuar nje finale kupe. Stefano Farina arbitroi Tirana-Vllaznia 1-0 ne vitin 2006.