Tirana e Vllaznia, per te nderuar veten!
E Merkure, 07 Maj 2008
Jeton Selimi
Ne leter nuk ishin skuadrat favorite, te pakten pas gjysmes se pare te sezonit, por ja qe fati, por edhe nderi (Dinamo hodhi ne fushe formacion 19-vjecaresh), beri qe Tirana dhe Vllaznia te ndeshen per here te katert ne nje finale te madhe te Kupes se Shqiperise, hera e dyte ne tre vjet per keto dy skuadra. Deshirat jane te medha, pasi te dyja formacionet duan te shpetojne sezonin, por vetem njeri prej ekipeve do mund ta ngreje lart trofeun e 56-te te Kupes se Shqiperise. Statistikat jane kokeforta, ne tre perballjet e meparshme, ka qene Tirana ajo qe ka dominuar, duke triumfuar ne te tjera rastet. Bardheblute mberriten deri ne finale pasi munden me radhe, ne turin e pare Butrintin (2-2, 4-2), ne turin e dyte Lacin (1-1, 3-1), ne cerekfinale Kastriotin (1-1, 3-0) dhe ne gjysmefinale Elbasanin (3-0, 1-3). Bardheblute kane arritur ne total 4 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje me nje golavarazh prej 18 golash te shenuar dhe 10 te pesuar. Vllaznia, nga ana e saj ka qene me bindese ne rrugen e gjate deri ne finale. Kuqeblute kane skualifikuar Naftetarin ne turin e pare (3-2, 6-1), ne turin e dyte Beselidhjen (1-0, 0-0), ne cerekfinale Besen (2-2, 5-1) dhe Dinamon ne gjysmefinale (4-0, 3-0), duke arritur 6 fitore, 2 barazime dhe 0 humbje, per nje golavarazh fantastik prej 24 golash te shenuar dhe 6 te pesuar. Shifrat flasin qarte per nje supremaci te dukshme te shkodraneve ndaj bardhebluve, por ne sfidat e fundit mes Tiranes dhe Vllaznise, kane qene kryeqytetasit ata qe kane gezuar me shume. Sidoqofte, kuqeblute do te kerkoje me ngulm te thyejne hegjemonine e kampioneve, dhe te arrijne ta cojne Kupen ne Shkoder per here te pare ne finalet ndaj Tiranes. Tirana vjen ne ndeshjen e sotme me formacion te plote. Nuk mund te thuhet e njejta gje per Vllaznine. Trajneri Haxhiosmanovic uron qe sulmuesi dhe lojtari me me peshe i skuadres, Vioresin Sinani, i demtuar te shtunen ne kampionat, te jete ne fushe sot.