PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Heking: Dua disa Lala ne skuader


E Merkure, 07 Maj 2008

Jeton Selimi

Altin Lala eshte padyshim nje prej mesfushoreve me te mire te Bundesliges gjermane dhe me lojen e tij ka gjetur vend edhe ne formacion me te mire vjetor te kampionatit gjerman. "Zoteria 100%", sic eshte edhe nofka e tij te Hanoveri, nuk kufizohet aspak nga shtati i shkurter, por mund te jape ne cdo takim maksimumin e tij per te ndihmuar skuadren. Ish-kapiteni i Hanover 96, ka fituar prej vitesh zemrat e tifozerise se skuadres veriore. 250 ndeshje te koleksionuara ne 10 vjet jane krenaria e Altinit, ndersa 10 golat e shenuar, nuk jane pak, po te kemi parasysh se Lala eshte nje nga ata qe orvatet t'i vjedhe topat kundershtarit dhe jo te sulmoje.

"Ne kemi nevoje per me shume lojtare si Altin Lala". Deklarata vjen pikerisht nga trajneri i Hanoverit, Diter Heking dhe e publikuar ne versionin on-line te gazetes me popullore gjermane "Bild" ka sjelle interes per publikun shqiptar. Fakti qe trajneri i referohet vullnetit te Lales nuk eshte dicka e re, por nevoja per te pasur "klone" te tij ne skuader, eshte dicka tjeter. Heking deshiron te kete me shume lojtare si shqiptari ne mesfushe, atje ku nisin bllokohen kundershtaret, sepse ne kete menyre, Hanoveri nuk do te rrezikonte thuajse kurre. "Ashtu si luan Altini, fiton respekt. Ne nuk jemi ne rrezik, nese ate e leme te luaje i vetem ne zonen mbrojtese te mesfushes. Nese ne duam te shkojme me tej, ne kemi nevoje ne te ardhmen per me shume tipa si ai", komenton per "Bild" trajneri i Hanoverit. Por, eshte edhe Altin Lala. Shqiptari eshte i kenaqur me rezultatet e tij. Ne kete sezon ka luajtur nje bollek me ndeshje dhe ka nje note mesatare prej 3.65, aspak keq pare "doreshtrenguarit" e gazetes "Kicker". Madje, nuk mund te harrohet edhe episodi me Frenk Riberine e Bajernit, kur Lala nuk ia kurseu shkelmat francezit, duke marre menjehere kartonin e kuq. "Ne duam t'u prishim lojen kundershtareve dhe deri tani ja kemi arritur", deklaron Altini, qe sheh tashme, afer fundit te karrieres, kerkon te luaje edhe dy sezone ne nivel te larte, per te pare me pas mundesine e braktisjes se fushave te blerta.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika