Cmimi i naftes me nje rekord te ri
E Merkure, 07 Maj 2008
Cmimi i naftes se paperpunuar ka arritur rekord te ri ne SHBA pasi dje per here te pare kaloi kufirin e 120 dollareve per fuci. Kjo u shkaktua nga dollari i dobet, sulmet e rebeleve ne Nigeri kunder naftesjellesve, rritja e tensioneve me Iranin si dhe rifillimi i perleshjeve mes forcave turke dhe militanteve ne Kurdistanin e Irakut. Hillary Klinton eshte shprehur kunder OPEC-ut, organizates se vendeve prodhuese te naftes. "Nuk mund te ngreme nje monopol qe mblidhet cdo dy muaj ne nje hotel luksi per te caktuar cmimet e naftes", eshte shprehur Klinton.