PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Birmania mes katastrofes e referendumit


E Merkure, 07 Maj 2008

Birmania po sundon serish kryetitujt boterore. Por, jo sic pritej, per shkak te referendumit kushtetues qe zhvillohet te shtunen, por per shkak te nje katastrofe natyrore, permasat e se ciles nuk dihen ende. E sigurt eshte se cikloni shkretoi jugun e vendit. Sipas te dhenave zyrtare stuhia u kushtoi jeten se paku 30 mije veteve, qindra mije i la pastrehe, pa uje te pijshem, ushqime dhe ilace. Vuajtja e popullates eshte aq e madhe, saqe vete regjimi i rrepte ushtarak duhet te pranoje, se nuk mund te perballohet pa ndihmen e huaj.

Akoma jane te panjohura kushtet, ne te cilat pranohet ndihma, por e qarte eshte se cikloni u ka prishur shume pune ushtarakeve. Referendumi i kushtetues i organizuar prej tyre, qe do te siguronte edhe sundimin e ushtrise ne te ardhmen duhej te zhvillohej ne heshtje pa pjesemarrje te opinionit boteror, dhe te siguronte nje rezultat tipik votimesh per diktaturat. Por, tani jo vetem ne syte e opinionit boteror, ndihmesit e huaj mund te behen vezhgues te padeshirueshem te votimeve.



JO SHTYRJES

Udheheqja nuk do ta shtyje referendumin. Per ta penguar kete junta do ta kryeje sa me pare te jete e mundur zhvillimin e referendumit. Ajo i qendron afatit fillestar, 10 maj. Vetem ne rajonet me te prekura lejohet shtyrja e afatit te referendumit. Junta zbulon edhe me shume synimin e saj, sepse vetem per arsye logjistike votimi i rregullt eshte i pamundur pas katastrofes. Se sa gjate do ta mbaje kete farse regjimi varet edhe nga fakti, se ne cfare kushtesh do te vijne ndihmat dhe ndihmesit nga jashte shtetit. Natyrisht ushtaraket shpresojne tek aleatet e tyre. India dhe Kina kane premtuar se do te japin ndihma. Dhe qe te dyja si edhe ne te kaluaren nuk do te perzihen ne "ceshtjet e brendshme" te vendit, por me rritjen e numrit te viktimave dhe nevojen per t´u ardhur ne ndihme te mbijetuarve junta nuk do te jete ne gjendje te kundershtoje ndihmen nga jashte. Para kater vjetesh, Cunami ne Aceh te Indonezise, me ane te prezences se madhe te ndihmesve te huaj coi ne perfundimin e luftes se pergjakshme civile. Paralele me gjendjen ne Myanmar.



PAKENAQESI

Qe tani po rritet pakenaqesia e popullsise per deshtimin e dukshem te ushtarakeve. Nga njera ane nuk u paralajmerua ne kohen e duhur dhe sa duhet per permasat e stuhise qe afrohej, nga ana tjeter masat e ndihmes ne vend ecin shume ngadale. Nje shtyrje e votimit eshte me se e domosdoshme. E lidhur me kete eshte edhe shpresa, qe referendumi kushtetues te zhvillohet dikur me vone nen vezhgimin nderkombetar dhe ne Myanmar te zhvillohen me te vertete zgjedhje te lira. Atehere katastrofa e tmerrshme - dhe pse tingellon cinike, do te kishte te miren e saj.



Laura Bush shperthen ne akuza

Birmania mbetet nje nga vendet me te izoluara ne bote dhe me nivelet me te uleta te respektimit te te drejtave te njeriut. Kjo eshte reflektuar dhe ne menyren se si regjimi ushtarak ka reaguar ne rastin e katastrofes natyrore. Zonja e Pare e Shteteve te Bashkuara, Laura Bush, ka akuzuar regjimin ushtarak te Birmanise se ka deshtuar te informoje qytetaret per rrezikun e ciklonit. "Eshte shqetesuese se shume qytetare te Birmanise mesuan per kete katastrofe vetem nga burimet e huaja, sic eshte Radio Azia e Lire dhe Zeri i Amerikes. Megjithese te informuar per kercenimin e ciklonit, mediat shteterore deshtuan te leshonin sinjalin e alarmit ne kohe per qytetaret ne zonat e goditura". "Pergjigja ndaj ciklonit eshte deshmia e radhes se si regjimi ushtarak ne Birmani ka deshtuar te permbushe nevojat baze te njerezve", tha Laura Bush.



Tragjedia pasohet nga ndihma

Permasat e cunamit ne Birmani kane bere qe te nisi dhenia e ndihmave nderkombetare. Shtepia e Bardhe njoftoi se ka levruar tre milione dollare per t'i ardhur ne ndihme zones se tragjedise. Edhe qeveria britanike ka bere te ditur se po pergatitet per nje pergjigje ne perputhje me situaten, duke bashkerenduar ne nivel nderkombetar.

E prekur mjaft rende nga nje uragan vdekjeprures, Birmania po ndihmohet dhe nga Kryqi i Kuq Nderkombetar. Ai ka filluar shperndarjen e tabletave per pastrimin e ujit dhe rrjeta per t'u mbrojtur nga mushkonjat, te cilat ne kete pjese te botes mund te jene dhe vdekjeprurese.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika