PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Maqedoni, me 1 qershor zgjedhje te parakohshme


E Merkure, 07 Maj 2008

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, qe do te mbahen me 1 qershor, jane zgjedhjet e gjashta parlamentare ne Republiken e Maqedonise. Ne zgjedhje do te marrin pjese 19 lista per kandidate te koalicioneve, partive dhe kandidate te pavarur. Favorite kryesore edhe ne keto zgjedhje, sipas anketave parazgjedhore, jane koalicionet te kryesuara nga partia qeveritare VMRO-DPMNE dhe nga partia opozitare LSDM, si dhe partite shqiptare PDSH dhe BDI.

Fushata parazgjedhore zyrtarisht fillon me 11 maj dhe do te zgjate deri me 30 maj. Dita para zgjedhjeve eshte heshtje zgjedhore. Vendvotimet me 1 qershor do te hapen nga ora 7 deri ne oren 19. Komisioni Shteteror Zgjedhor rezultatet fillestare nga zgjedhjet do t'i publikoje brenda 13 oreve, ndersa ato perfundimtare 24 ore pas perfundimit te votimit.

Sipas paralajmerimeve te deritanishme, zgjedhjet do t'i vezhgojne 270 perfaqesues te Zyres te OSBE-se per institucione demokratike dhe te drejta te njeriut - ODHIR dhe 3500 te asociacionit qytetar MOST.

Zhvillimi i procesit eshte kushti i nente qe Maqedonia i ka vene vetes per te permbushur me qellim fillimin e negociatave per anetaresim ne BE.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika