Njohja e shtetit dhe bashkimi me opoziten
E Merkure, 07 Maj 2008
Njohja e Kosoves si shtet dhe anetaresimi i saj ne organizatat dhe mekanizmat nderkombetare, konsiderohet si interes qe lidh poziten dhe opoziten. Opozita do ta mbeshtese Qeverine e Kosoves ne planin e angazhimeve per njohjen e shtetit te Kosoves. Nderkohe qe paralajmeron se nuk do t'i kurseje as kritikat ndaj punes dhe mospunes se ekzekutivit ne planin e zhvillimit te brendshem, si ne aspektin politik, ashtu dhe ne ate ekonomik. Pas shpalljes se pavaresise dhe kalimit te 100 diteve te para te qeverisjes ne Kosoven e pavarur, opozita konsideron se askush me nuk mund te fshihet pas statusit.
Prandaj, si interes i perbashket tani shihet angazhimi ne politiken e jashtme ne kuader te njohjes se Kosoves si shtet dhe ne ceshtjet e zbatimit te planit te Ahtisarit.
Zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se Kryeministri Hashim Thaci do te zhvilloje kete jave takime te ndara me lideret e opozites, me qellim te koordinimit te veprimeve si ne raportet ndermjet pozites e opozites, ashtu edhe te interesave te perbashketa. "Ceshtjet qe kane te bejne me shtetin e Kosoves jane te perbashketa, ndersa ato qe kane te bejne me raportet pozite - opozite, me siguri se jane te ndara. Por, besoj se ka shume gjera qe mund te jene ende te perbashketa, si tani, ashtu edhe ne te ardhmen", tha Kuci.
Nderkohe, Besnik Tahiri, zedhenes i AAK-se, thote se kryetari i kesaj partie, Ramush Haradinaj, eshte i gatshem te diskutoje me kryeministrin Thaci ceshtjen e pershpejtimit te njohjes se Kosoves si shtet, si edhe per problemet me te cilat ballafaqohet Kosova me veriun dhe poziten e pakices serbe. "Jane tri pika themelore. E para, per nje njohje sa me te shpejte, angazhim te te gjithe spektrit politik per lobim ne sherbim te njohjes nderkombetare. E dyta ka te beje me ceshtjet lidhur me integrimin e pakices serbe ne vecanti me veriun e Kosoves dhe pika e trete ka te beje me implementimin e zotimeve si subjekte politike, qe kane te bejne me pakon e Ahtisarit", tha Tahiri.
Ne anen tjeter, AKR e Bexhet Pacollit shprehet e gatshme te inkuadrohet ne aspektet e politikes se jashtme te Kosoves, me qellim te pershpejtimit te njohjes se Kosoves, si dhe me qellim qe te angazhohet per krijimin e ambientit, qe investitoret e jashtem te investojne me shume ne Kosove.
Arber Geci, nga kjo parti, shpreh qendrimin e ketij subjekti politik. "AKR-ja eshte e interesuar qe te behet pjese e politikes se jashtme, te diplomacise se Kosoves dhe Ministrise se Jashtme, sepse besojme se mund te kontribuojme edhe ne aspektin e nderkombetarizimit te ceshtjes se Kosoves, por edhe te krijimit te ambientit me te favorshem per investitoret e huaj. Dhe, ketu ne duam te jemi pjese e fuqishme edhe ne aspektin e krijimit te politikave fiskale per zhvillimin ekonomik te Kosoves", theksoi Geci.
Nga partite opozitare, me e ashper ne raport me qeverine paraqitet LDD-ja e Nexhat Dacit. Sekretari i Pergjithshem i kesaj partie, Lulzim Zeneli, thote se LDD-ja, qe nga perfundimi i 100 diteve te para te punes se qeverise, do te jete nje opozite e vertete, duke mos pranuar qe faji i punes apo mospunes se qeverise, tash e tutje t'i vishet edhe opozites. "Ajo cka ne mund ta definojme si qasje, si koncept apo edhe si sjellje opozitare, ne do te jemi konstruktive, por nuk mund te pritet me qe opozita te rezervohet dhe ta paguaje edhe me faturen e mospunes se qeverise, duke i dhene shans vazhdimisht qeverise qe ta deshmoje veten", tha Lulezim Zeneli.
Ne mandatin e kaluar, pozita dhe opozita ne Kosove kane luajtur rol te perbashket, sidomos ne ceshtjet e negociatave per statusin, pergatitjen e ligjeve qe buronin nga pakoja e Ahtisarit, Kushtetutes, simboleve e deri te shpallja e pavaresise. Nderkaq, tani konsiderohet se pozita dhe opozita mund te kene si interes te perbashket politikat shtet-formuese te Kosoves, njohjen dhe anetaresimin e saj ne organizata nderkombetare, si dhe zbatimin e obligimeve te marra me miratimin e pakos se Ahtisarit.