"Duam demshperblim nga Del Ponte"
E Merkure, 07 Maj 2008
Ligjet evropiane jane te qarta, shpifjet dhe fyerja nuk paraqesin me vepra penale, por nga Karla Del Ponte mund te kerkohet demshperblim per fyerjet dhe shpifjet qe ka bere. Ky eshte qendrimi qe shpreh Nekibe Kelmendi, ministre e Drejtesise se Kosoves. Ne nje interviste qe dha dje per radion Evropa e Lire, Kelmendi shpjegon detajet juridike qe mbeshtesin kerkesen e parashtruar prej saj.
"Human Rights Watch" serish ka kerkuar nga autoritetet ne Kosove dhe ne Shqiperi te bejne hetime serioze mbi, sic thuhet, deshmite e reja qe kane dale ne mbeshtetje te pohimeve te Karla Del Pontes per "trafikim organesh". Cila do te ishte pergjigjja juaj?
Une mendoj se pretendimet qe jane shkruar ne librin e zonjes Karla Del Ponte, sa i perket Kosoves, jane fabrikime. Per c'qellime i ka bere, per leverdi materiale, a leverdi politike, per t'i ndihmuar Serbise ne pengimin e njohjes se pavaresise se Kosoves nga shtetet tjera, une nuk e di. E di ajo vete dhe duhet ta pyesni ate. Ato te dhena nuk qendrojne fare. Kete e deshmoj me faktin se ndaj Fatmir Limaj eshte ngritur aktakuza ne mars te vitit 2003, ndonese Fatmir Limaj eshte arrestuar me 18 shkurt 2003. Domethene, qysh ne fillim te vitit 2003, ai ka qene ne burg. Ne anen tjeter, ndaj Ramush Haradinaj eshte ngritur aktakuza nga Tribunali i Hages me date 4.03.2005, cka do te thote se nese paskan ekzistuar ato fakte, ka mundur Karla Del Ponte te ngreje aktakuza edhe kunder ushtareve te tjere te UCK-se, po te kishte fakte te forta dhe te argumentuara per krimet kinse te bera nga ish-ushtaret e UCK-se. Nga ana tjeter, Kombet e Bashkuara, perkatesisht bashkesia nderkombetare, Tribunali nderkombetar i ka zhvilluar hetimet dhe ka grumbulluar te dhena edhe gjate luftimit qe ka ndodhur ne Kosove, dhe keto te dhena i ka grumbulluar ne Maqedoni dhe ne Shqiperi. Keshtu qe nuk ka dale me asnje rezultat se ushtaret e UCK-se kane bere krime, per te cilat Del Ponte i referohet disa gazetave te besueshme te saj. Sa jane ato gazeta te besueshme, sidomos nese jane gazeta te Serbise apo te Rusise, ne mund ta marrim me mend vete, sepse ato gazeta gjithmone kane synuar te barazojne viktimen me kriminelin. E viktime ne kete rast eshte Kosova, kriminele jane te akuzuarit nga Serbia. Pervec kesaj, Karla Del Ponte, kur ne vitin 2003, perkatesisht ne vitin 2005, ngriti aktakuza kunder dy grupeve te kosovareve, per krime te luftes, e, sic pohon ne letren e saj, ka marre dijeni per ekzistimin e ketyre krimeve te luftes ndaj serbeve, per marrjen e organeve vitale qysh ne vitin 2003, shtrohet pyetja pse ajo nuk i perfshiu ato ne aktakuze ose pse nuk e ndryshoi aktakuzen, kur ka pasur juridikisht mundesi deri ne momentin e fundit ta ndryshoje aktakuzen. Dhe, per fund, une kam hasur ne nje gazete ruse, moskovite, e cila gazete ka pohuar se te gjitha viktimat, te cilat u imputohen t'i kene kryer, masakruar dhe marre organet ushtaret e UCK-se, ne realitet jane viktima te Bosnjes, te cilat i kane fotografuar gazetaret ne Prijedor dhe ato tani ia atribuojne UCK-se. Dhe, kur te krahasohet relievi, vendi, ku jane gjetur keto viktima, me Burrelin, atehere del se fare nuk ka te beje me ekzistimin e ketyre krimeve. Por, me makinacione te ndryshme synohet qe UCK-ja te involvohet ne veprime kriminale, me elemente te krimeve te luftes dhe te krimeve kunder njerezimit.
Kjo ceshtje eshte shnderruar ne teme debatesh. Ne kete kuader me se shumti perflitet mundesia e ngritjes se nje aktpadie kunder Del Pontes per shpifje. Ju, cfare mendoni?
Sipas ligjeve evropiane, shpifjet dhe fyerja me nuk paraqesin vepra penale. Ajo duhet te paditet dhe te kerkohet demshperblim per fyerjet dhe shpifjet qe ka bere.