PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Beogradi, mjaft manipulimeve"


E Merkure, 07 Maj 2008

Perpjekja e Beogradit zyrtar per te zhvilluar edhe ne 23 komuna te Kosoves zgjedhje lokale dhe parlamentare, shihet nga Kryeministri i Shqiperise si nje problem "shume i rendesishem" dhe si nje pretendim i papranueshem. Shefi i qeverise shqiptare ka folur dje ne mesdite me tone te ashpra ndaj Serbise, duke hedhur per te kritika te forta lidhur me ato qe ai i evidentoi si manipulime te perseritura dhe provokime te papranueshme.

Sikunder njoftoi dhe radiotelevizioni shteteror i Kosoves, z.Berisha u perqendrua te kundershtimi i Shqiperise per mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Kryeministri e quajti "nje problem shume te rendesishem" mbajtjen e zgjedhjeve serbe ne Kosove. Ndaj, ai kritikoi ashper qendrimin e Beogradit dhe kerkoi ne takimin me Presidentin e Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso dhe me Kryeministrin e Belgjikes, Iv Leterm, qe ceshtja te trajtohet me shume seriozitet.

Kryeministri theksoi se Beogradi po perpiqet te manipuloje me mbajtjen e zgjedhjeve ne Kosove. "Kjo eshte nje ceshtje qe duhet te merret me seriozitetin me te madh. Paqja ne Ballkan, stabiliteti ne Ballkan, kerkojne jo paranoje per shtete te pastra etnike, por respektimin e standardeve evropiane te komuniteteve aty ku jetojne". Ne kete pike, Berisha paralajmeroi: "Tre komuna homogjene te nje etnie perseriten ne dhjetera raste ne Gadishullin e Ballkanit, por askush nuk ka te drejte te manipuloje me to".

Nderkohe, kryetari i qeverise shqiptare dhe zevendeskryeministri i Kosoves, Hajredin Kuci, kane dale njezeri dje me qendrim per pretendimet e dala ne librin e Del Pontes. Sikunder beri te ditur RTK, "Tirana dhe Prishtina kane hedhur poshte akuzat e hedhura nga organizata "Human Rights Watch" per rrembime te serbeve ne Kosove dhe transferimin e tyre ne Shqiperi".

"Kryeministri Berisha dhe zv/kryeministri i Kosoves, Kuci, sqaruan se te dy vendet kane bashkepunuar me hetimet nderkombetare lidhur me keto spekulime dhe se lidhur me kete ceshtje jane bere hetime te gjera dhe nuk eshte gjetur asnje prove per t'i mbeshtetur ato", citoi RTK zyrtaret e larte. Fred Abrahams i "Human Rights Watch" thote se pohimet e organizates jane mbeshtetur ne deshmite e ofruara ne librin e ish kryeprokurores se Gjykates se Hages, Karla del Ponte, dhe ne hetimet e metejme te hetuesve te saj ne rajonin e Burrelit ne Shqiperi.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika