PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Evropa ka shume per t'i ofruar Shtepise se Bardhe


E Merkure, 07 Maj 2008

Nga Volfgang Ishinger*

Ndersa beteja per nominimin ne zgjedhjet presidenciale amerikane vazhdon, evropianet jane duke zhvilluar nje interesim intensiv ndaj ketij procesi - sikur ata te kishin te drejte per te votuar ne Amerike. Per fat te keq, ky interesim nuk duket te jete reciprok: tema e Evropes dhe Bashkimit Evropian, veshtire se shfaqen ndonjehere ne fjalimet dhe debatet e kandidateve.

Pavaresisht se kush fiton, 2009 premton te jete vit vendimtar per marredheniet transatlantike. Mbi disa prej ceshtjeve kryesore, ndryshimet serioze midis pikepamjeve amerikane dhe atyre evropiane mbeten, te tilla si ato mbi ndryshimin e klimes, shpejtesine e hapave te metejshem te zgjerimit te NATO-s dhe marredhenieve strategjike me Rusine. Por shpesh nuk vihet re se jo vetem qe do te kete nje president te ri amerikan ne janar, por gjithashtu nje BE e re dhe me e permiresuar, me Traktatin e Lisbones fut presidentin e pare te Keshillit Evropian, i cili do te jete interlokutori kryesor me SHBA ne 2009.

Ne kete moment vendimtar, cfare duhet te beje Evropa? Receta me e keqe eshte qe te pritej derisa presidenti i ardhshem amerikan tu thoshte evropianeve se cfare priste ai qe ata te benin. Ne fakt, BE-ja ka nje mundesi te rralle pas zgjedhjeve per t'i paraqitur Shtepise se Bardhe nje oferte gjitheperfshirese bashkepunimi, e lidhur me propozime dhe mundesi reale. Eshte nje koincidence e dobishme qe presidenca e BE-se do te jete mbajtur prej Frances ne gjysmen e dyte te vitit 2008. Nicolas Sarkozi, Presidenti francez, ka levizur tashme drejt ri-aktivizimit te marredhenieve transatlantike dhe e ka rikthyer Francen ne krahun ushtarak te NATO-s. Ne kete menyre, Franca mund te jete nje lajmetare e fuqishme e interesave evropiane, ne nje kohe kur Presidenti i zgjedhur amerikan fillon te percaktoje politikat e veta ne fund te vitit 2008.

BE-ja nuk mundet te pres nje mireseardhje te ngrohte ne Uashington, nese ajo eshte vetem nje kerkuese. Ajo nuk duhet te harroje se SHBA perballet me sfida te forta, nga kriza financiare te shkurtimi i trupave ne Irak pa destabilizuar rajonin dhe drejtimi i aktivitetit te NATO-s ne Afganistan. Ketu ka vetem pak ide qe mund te merren parasysh ne Uashington kete nentor.

Se pari, Evropa duhet te premtoje se do te beje me teper sesa ne te kaluaren ne shperndarjen e detyrimeve ushtarake globale, perfshire Afganistanin. Por, le te jemi realiste. Pjesa me e madhe e qeverive te BE-se nuk do te jene te afta ose te gatshme per te rritur ne menyre substanciale buxhetet e tyre te mbrojtjes. Por, 27 vendet anetare te BE-se mund te japin me shume ndihme duke eliminuar dublimet ushtarake dhe duke krijuar sinergji mbrojtjeje. Duhet te merren disa hapa, te tilla si koordinimi i transportit ajror me rreze te gjate veprimi. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme. Ne duhet te permiresojme politikat e prokurimit te armeve dhe te shqyrtojme kursime prej eliminimit te programeve te vecuara te kualifikimit ushtarak dhe institucioneve ne vendet anetare te BE-se. Ne ishim mjaft ambicioze dhe kurajoze 15 vjet me pare per te krijuar euron. A nuk mund te jemi njelloj edhe tani ne bashkimin shume me efikas te burimeve te mbrojtjes?

Se dyti, Evropa duhet te rinovoje oferten e saj te rendesishme per te kontribuar ne menyre domethenese - politikisht, financiarisht dhe ushtarakisht - per nje marreveshje perfundimtare per konfliktin ne Lindjen e Mesme. Ne duhet ta lidhim kete oferte me besim te vendosur se administrata e ardhshme amerikane do te filloje te drejtoje procesin e paqes arabo-izraelit, duke filluar qe ne pranveren e 2009. Ka humbur shume kohe prej 2000.

Se treti, SHBA dhe Evropa duhet te percaktojne qendrime te perbashketa mbi te ardhmen e NATO-s, mosperhapjen e armeve berthamore, Rusine, Iranin dhe Sirine. Evropianet mund te sjellin ndermend me miresi SHBA-se se per te pasur nje dialog vetem me miqte duhet qe ky jo domosdoshmerisht te shihet si nje virtyt. Duke refuzuar dialogun direkt me nje vend te tille si Irani per me se 30 vjet nuk eshte nje virtyt.

Se katerti, BE-ja mund te propozoje - serish - nje qendrim te perbashket amerikano-evropian mbi ndryshimet e klimes. Pa kete unitet, ne nuk mund te presim qe Kina, India dhe te tjeret te angazhohen plotesisht ne nje barke te perbashket. Energjia dhe sigurimi i ushqimeve do te jene gjithashtu ceshtje kyc ne axhenden transatlantike.

Se fundmi, per perendimin te luftoje ne menyre te besueshme me islamizmin radikal dhe terrorizmin, parakushti kryesor eshte qe te rifitoje nje terren sa me te madh moral. Efekti helmues ne opinionin publik global per Guantanamon dhe torturat, dhe pikepyetjet mbi perdorimin e Konventave te Gjeneves, kane demtuar ne menyre te konsiderueshme imazhin e Perendimit. Vetem nese Perendimi riperserit ne menyre te angazhimin e tij ndaj se drejtes nderkombetare ne mundet te shpresojme te mbrojme dhe zmadhojme pranimin universal te vlerave tona te perbashketa - perendimore.

Nese BE-ja do te veproje e bashkuar dhe do te perpunoje nje qendrim, i cili do te shikohet si i dobishem, miqesor, i qarte dhe i vendosur nga presidenti i ardhshem amerikan, nje periudhe e re dhe me e mire e marredhenieve transatlantike mund te perurohet ne Janar. Kjo eshte nje mundesi historike, te cilen Evropa duhet ta shfrytezoje perpara se te jete shume vone.

(*) Ambasadori i RFGJ ne Londer




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika