I lakueshmi z.Medvedev
E Merkure, 07 Maj 2008
Nga James Nixey
Ndersa Dimitrij Medvedev priste deri dje ne prapaskene per perurimin e tij si President, Perendimi eshte duke studiuar cdo fjale te tij. I etur per shenjen me te lehte qe Presidenti i ri i Rusise do te jete shume me "i arsyeshem" dhe me i lirshem per te arritur marreveshje sesa Vladimir Putini, njeriu prej te cilit ai u zgjodh.
Nese njeri eshte selektiv me prova, nje rast gjysme i arsyeshem mund te ngrihet per ata qe jane mjaft te deshperuar per ta besuar kete. Medvedevi ishte te te 20-at, kur Bashkimi Sovjetik u shperbe, dhe ai eshte me pak i "infektuar" nga nje mentalitet sovjetik. Ai eshte nje anglishtfoles i rrjedhshem qe nuk ka nje kualifikim te sherbimeve sekrete dhe ka negociuar me Perendimin per me shume se nje dekade si figure drejtuese e industrise energjetike ruse. Vec kesaj, ai eshte nje jurist i pergatitur - kjo te pakten te ben te mendosh se tek ai eshte rrenjosur te pakten nje lloj respekti per zbatimin e ligjit - dhe deklarata e intervistat e veta deri tani kane qene shume te moderuara, madje liberale.
Megjithate, per fat te keq, fjalen pothuajse nuk do te thone asgje ne nje vend te tille bizantin. Ne fakt, Medvedevi do te jete udheheqesi me i lakueshem i Rusise prej kohes se Car Nikolles II. Ndersa instinktet liberale te Medvedevit jane te diskutueshme, forcat e rreshtuara kunder tij nuk ka dyshim qe jane: klani Sechin, klani Cerkesov, siloviki (te plotfuqishmit e ushtrise dhe sherbimeve sekrete), rivalet e tij, te cilet ai i mundi per kete post te larte dhe, sigurisht, paraardhesi dhe udheheqesi i tij, Putini.
Ironia eshte se Medvedevi nuk ka pothuajse asnje hapesire per veprim, megjithese mban nje prej presidencave me te fuqishme ne bote. Popullariteti i tij ka qene i dhuruara, jo i fituar, pra ai mund te bjere serish po me aq lehtesi sa i ishte dhene atij.
Mbi te gjitha ne diskutimin e tij gjysme inkurajues, Medvedevi ka theksuar vazhdimesine mbi ndryshimet, dhe referimet e tija ndaj presidences se Putinit kane qene aq te perulura sa c'ka qene ai i bindur. Ai ishte zgjedhur per besnikerine e tij te padiskutueshme, dhe eshte e veshtire te imagjinosh Putinin duke luajtur violinen e dyte ndaj nje njeriu qe ka qene vartesi i tij per 18 vjet.
Per me teper, Medvedev, i cili ka qene ne drejtimin e gjigandit shteteror te gazit "Gazprom" per 6 vitet e fundit, ka shume te ngjare te jete i detyruar ne nje menyre shume me prozaike. Per shkak te fakteve te turbullta te "Gazprom", ndersa Medvedevi ishte ne drejtimin e tij, ekzistenca e kompromat (materialeve komprometuese), ka shume te ngjare qe te perdoret si shantazh kundrejt tij per te ruajtur politiken e tij energjetike ne te njejten linje dhe per te mbrojtur te paprekura interesat e te tjereve.
Vete "Gazprom" do te vazhdoje te veproje si nje aktor jo-tregtar. Me gjithe problemet serioze me nxjerrjen, prodhimin dhe shterimin (prodhimi ne tre prej kater vendburimeve me te medha te Rusise tashme eshte duke rene), prirja per te perdorur burimet hidrokarbure si nje arme gjeostrategjike mbizoteron mbi ekonomine. Dhe, lulezimi i burimeve energjetike nxit rikthimin e veteshpallur te Rusise ne nje faktor nderkombetar, Kremlini do te vazhdoje te shfrytezoje strategjine e tij te suksesshme te vendosjes se nje vendi evropian kunder te tjereve, duke u ndihmuar nga mungesa e nje strategjie koherente te BE-se kundrejt Rusise dhe te nje politike te perbashket energjetike.
Ideja e gabuar e perhapur se Evropa eshte masivisht e varur nga nafta dhe gazi rus shpjegon zbutjen e saj te vazhdueshme. Por, Rusia ka nevoje per te ardhurat po aq shume sa c'ka nevoje Evropa per energjine. Pothuajse te gjithe gazsjellesit ne rajon te cojne ne Perendim. Ndersa Evropa perfaqeson 90% te eksporteve te gazit te Rusise, importet e gazit te Evropes jane vetem 60% ruse. Evropa eshte duke kerkuar te diversifikoje furnizimet, dhe Rusia nuk po vepron ne nje menyre po kaq te suksesshme per te perballuar kerkesat e saja.
Mbase perspektiva me shqetesuese eshte qe Medvedevi mund te mesoje te gjitha zakonet e keqija te Putinit dhe asnje prej atyre te mira. "Putinizmi" eshte pohimi mbi nevojen e nje armiku, dhe ky armik, te pakten prej 2003, eshte Perendimi. Medvedevi nuk ka te ngjare qe te ndryshoje kursin.
Megjithate, ai mund te zbuse disa prej aneve me te ashpra te politikes energjitike te Putinit - nje koncesion i vogel ketu, nje marreveshje e re atje - por vetem ne gjera anesore. Ne kete rast, Perendimi duhet te jete akoma me shume vigjilent. Putini ishte nje ujk, por te pakten ai - ndryshe nga Medvedevi - pjeserisht i veshur. Investitoret e huaj dhe politikanet e BE-se mund te mos shohin tej maskimit dashamires te Medvedevit, ose mund te zgjedhin te mos e bejne kete.
Nuk ka asnje dobi te ankohesh mbi kundershtimin strategjik te Rusise, kur ne nuk jemi vete operative. Perendimin nuk mund te ndryshoje sjelljen e Rusise me perpjekje per ta bindur, prandaj ai duhet te perpiqet qe te perdore levat e veta: te beje realitet gazsjellesin "Nabucco" qe do te anashkaloje Rusine, te ndertoje terminale per gazin e lengshem, te perfshije energjine ne politiken e perbashket te jashtme dhe te sigurise se BE-se, te diversifikoje furnizimet, dhe shikoje me me shume kujdes kompanite qe kerkojne kapital ne Bursen e Londres. Siguria jone energjetike eshte ne duart tona, jo ne ato te Rusise.