PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Deshton protesta, terhiqen mjeket


E Merkure, 07 Maj 2008

Kerkesa dhe protestat per te ndryshuar sistemin shendetesor nga shefat dhe mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" duket se ka deshtuar. Iniciativa e tyre e forte ka qene vetem per dy jave me pas ajo eshte zbehur. Ne te vertete askush nga shefat e pavijoneve nuk mund te shpjegoje kete arsye, por e vetmja qe e sqaron eshte ndryshimet qe priten te behen ne drejtorine e QSUT-se apo edhe ne Ministrine e Shendetesise. Vete dekani i Fakultetit te Mjekesise, i cili nje jave me pare eshte perballur me ministrin e Shendetesise, Nard Ndoka, ne Komisionin parlamentar te Shendetesise, ka pohuar se nuk do te kete vazhdim te protestave. Sipas tij, hapi i pare eshte hedhur me paraqitjen e platformes per ndryshimin e sistemit shendetesor.

Terheqja

Qe pas ndodhjes se tragjedise, kur nje 17-vjecare humbi jeten ne QSUT, pas nje operacioni ne bajame, por edhe ndryshimeve qe priten te behen ne drejtimin e ketij institucioni, mjeket s'kane protestuar. Ata jane mjaftuar me nje mbledhje ne Komisionin parlamentar te Shendetesise, ku kane paraqitur kerkesat e tyre. Per ta, ky ka qene hapi i pare, nderkohe qe presin reagimin e Ministrise se Shendetesise dhe Kryeministrit. "Ne dhame kerkesat e profesoratit te mjekesise te firmosura nga 98 profesore. E para qe kemi kerkuar eshte siguria, sepse mjekesia eshte ne depresion nga goditjet qe jane bere. Kemi kerkuar nje nderhyrje te Kryeministrit dhe problemi nuk eshte i ketij ministri apo i atij paraardhes, por i shume viteve me pare", deklaroi pak dite me pare dekani i Fakultetit te Mjekesise, Alfred Priftani. Ndersa gjate dites se djeshme, ai eshte shprehur se per vazhdimin ose jo te protestes duhet te vendosin vete mjeket, te cilet kane marre pjese ne grevat e zhvilluara. Kjo terheqje e tyre duket se eshte menjehere pas ndryshimeve qe priten ne QSUT, nese Kryeministri Berisha firmos per largimin nga detyra te drejtorit aktual, Mati Pepa. Nese ky i fundit do te largohet, atehere nje shef pavijoni do te jete ai qe do te drejtoje QSUT-ne, pasi keto jane edhe kerkesat e mjekeve.

Kerkesat

Me 5 kerkesa konkrete per te reformuar sistemin shendetesor, keshilli i Fakultetit te Mjekesise i eshte drejtuar per te nderhyre Kryeministrit te vendit. Ashtu sic kishin premtuar pas protestave njeoreshe diteve te hena, mjeket kane parashtruar platformen e tyre. Kryefjala e kerkesave eshte rritje e financimit ne vit per cdo pacient. Aktualisht shendetesia merr 2,9 per qind te GDP-se ne nje kohe kur vetem ushtria perfiton 2 per qind te saj. "Kerkojme rritjen e financimit te sistemit shendetesor ne te pakten 6 per qind te GDP", jane shprehur mjeket e QSUT-se ne platformen drejtuar Kryeministrit. Platforma e mjekeve kerkon t`i jepet fund asaj qe ata e quajne armiqesi te pacienteve me bluzat e bardha. Mjeket kerkojne qe ISKSH te kthehet ne nje ent publik te varur vetem nga Parlamenti, qe duhet te menaxhoje fondet per shendetesine. Ndersa Ministria e Shendetesise te merret vetem me politikat shendetesore, akreditimin e spitaleve apo ndonje kontroll epidemiologjik te popullsise. "Zgjedhja e nje modeli per organizimin dhe funksionimin e sigurimeve shendetesore si nje ent publik, transparent, i varur nga parlamenti qe duhet te xhestionoje tere fondet operative te shendetesise publike", thuhet ne platformen e hartuar nga profesoret e QSUT-se. Ndersa, per sa u perket politikave te financimit, kerkohet qe ato te jene te vazhdueshme per formimin mjekesor.



Situata ne QSUT



Sistemi shendetesor dhe sidomos QSUT prej nje kohe te gjate ndodhet ne nje krize te vertete per shkak te mungeses se ilaceve dhe materialeve mjekesore.

Pas plagosjes se mjekut kardiokirurg Ali Refatllari, mjeket dhe shefat e sherbimeve ne QSUT kane nisur nje platforme per ndryshimin e sistemit shendetesor, nderkohe qe kane nxjerre per here te pare ne pah mangesite e ketij sistemi. Po keshtu, akuza te drejtperdrejta jane bere per drejtuesit e QSUT-se per moskryerjen e tendereve ne kohe si dhe korrupsionin qe behet me to.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika