PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

ZMK: Urbanet, ja si po vidhen qytetaret


E Merkure, 07 Maj 2008

Zyra per Mbrojtjen e Konsumatoreve ne bashkepunim me keshilltaret e LSI-se, do te kerkoje hetim te kontratave te lidhura mes Bashkise se Tiranes dhe kompanive private, qe realizojne sherbimin e transportit urban ne kryeqytet. Sipas nje studimi te ZMK-se, rezulton se qytetaret qe perdorin autobuset e linjave urbane ne Tirane po vidhen ne menyre te hapur, pasi asnjera prej kompanive nuk ka respektuar kushtet me minimale te sherbimit. Madje, kjo shoqate akuzon kreun e Bashkise, Edi Rama, per pazare me Shoqaten e Transportit Urban, pasi, sipas studimit te tyre, rezulton se me cmimin aktual te biletave dhe aboneve, operatoret kane nje fitim minimal prej 7 milione dollaresh ne vit. Sipas te dhenave te ZMK-se ne Tirane udhetojne cdo dite mbi 225 mije pasagjere, ne kete shifer perjashtohen ata qe perfitojne udhetim falas. Sipas ketyre te dhenave, ne Tirane ka 234 stacione, ne te cilat qarkullojne 162 autobuse, te cilet ndalojne 45 mije here cdo dite. Keshtu, ZMK, thekson ne studimin e saj se cdo vit ne linjat urbane te kryeqytetit qarkullojne mbi 80 milione pasagjere, duke pasur parasysh se shume njerez udhetojne cdo dite 4 deri ne 6 here. Duke u bazuar ne keto llogaritje, rezulton se vetem 9 prej kompanive private dhe publike kane mundesi te fitojne cdo vit mbi 21 milione dollare, nderkohe qe fitimi minimal eshte mbi 7 milione dollare. Drejtori i ZKM-se, Altin Goxhaj, deklaroi dje lidhur me kete fakt se "pretendimi i Shoqates se Transporteve, per rritjen e cmimit te karburantit, sic rezulton edhe ne studimin tone, ze nje perqindje shume te vogel ne koston totale te sherbimit, cka e ben krejtesisht te pabaze kete pretendim". Madje, sipas tij, cmimi i biletave dhe aboneve eshte plotesisht garantues i rentabilitetit dhe garanton nje sherbim te standardeve evropiane.

Menaxhimi, transporti nga Parku i Autobuseve

Pavaresisht deklaratave te shumta te operatoreve private te transportit per humbje te medha nga ky biznes, Parku i Autobuseve te Tiranes nuk ka dhene asnjehere asnje shifer per rezultatet financiare te tij. Madje, sipas ZMK-se, nese bashkia nuk do te ishte perfshire ne afera me kompanite private, mund te ofroje nje zgjidhje ideale per te gjithe qytetaret. Sipas, saj mjafton qe bashkia te kontraktoje nje kompani private administrimi teknik dhe Parku i Autobuseve Tirane mund te mbuloje Tiranen me autobuse shume me te mire. Kjo pasi, sipas studimit te kesaj zyre, ky park eshte ne gjendje te bleje jo 160 autobuse urbane, sa c'jane aktualisht ne Tirane, por 200 cope krejtesisht te rinj me 0 km. Madje, keto mjete do te jene sipas standardeve ne te gjitha vendet e tjera te botes, pasi kompanite private nuk ofrojne as kushtet me minimale te transportit. Keshtu, gjate veres, temperatura brenda urbaneve eshte me e larte se e ambientit, pasi nuk ka sistem ajrimi, nderkohe qe higjiena eshte ne kushte akoma dhe me skandaloze.










Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika