Urbanet, ja cmimet e reja te transportit
Luljeta Ndoka
E Merkure, 07 Maj 2008
Shume shpejt, nje bilete ditore pritet te kushtoje 30 leke, nje abone e pergjithshme 1200 leke, nje abone linje 800 leke, ndersa nje abone studenti, 600 leke. Keto jane cmimet e reja te pritshme, rritja e te cilave ka marre rruge. Sekretari i Pergjithshem i Shoqates se Transportit, Kujtim Hyka, tha dje se projektvendimi ka mberritur ne Ministrine e Financave, e cila eshte hallka e parafundit per vendimin e rritjes se cmimeve. Hallka e fundit, e cila vendos ligjerisht per keto kerkesa, eshte Keshilli i Ministrave.
Rritjes se cmimit te dritave, ushqimeve dhe te gjitha sherbimeve te tjera do t'i bashkohet edhe rritja e transportit. Keshtu, qytetaret, qe jane ankuar deri tani me cmimet aktuale te biletave, do t'i enderrojne keto cmime ne nje te ardhme te afert. Kostoja mujore e qytetareve per kete lloj sherbimi, pritet te rritet ne masen 50 per qind ne krahasim me cmimet aktuale. Nje bilete njeudhetimeshe, e cila tashme kushton 20 leke, brenda nje periudhe te shkurter pritet te behet 30 leke. Nje progres i tille rritjeje pritet te perfshije edhe abonete. Me te prekur nga jo rritje do te jene qytetaret e thjeshte, te cilet do te paguajne per transportin 1200 leke ne muaj. Ndersa studentet, te cileve u rimbursohet 50 per qind e vleres se pageses, do te paguajne 600 leke ne muaj per nje bilete te pajtimit mujor, pra abone. Nje abone qe sherben vetem per nje linje te vetme, nga 600 leke qe eshte aktualisht do te kushtoje 800 leke te rinj.
Kujtim Hyka, sekretar i SHKTQ-se, tregon se kane filluar te levizin ingranazhet qe do te bejne te mundur plotesimin e kerkesave te shoqates se transportit. "Me informacionin dhe shkresat qe kemi deri tani, kemi mesuar se strukturat pergjegjese kane filluar te vihen ne levizje te pakten per njerin prej problemeve me kryesore qe kemi, sic eshte cmimi i ulet i sherbimeve tona", tregon Hyka. Ai thote se, ndersa projektvendimi ka kohe qe qendron ne Ministrine e Transporteve, dje ka mberritur ne ate te Financave. Do te jete ky dikaster, ai qe do ta coje projektvendimin ne Keshillin e Ministrave per miratim. Megjithate, nisur nga pervoja e meparshme, Hyka eshte paksa skeptik ne lidhje me zgjidhjen e problemit. "Do ta besojme vetem kur te kemi ne dore vendimin. Situata eshte vertet alarmante dhe shpresojme qe t'i hapet rruga zgjidhjes se saj, te pakten me njeren nga pikat, sic eshte rritja e cmimit te sherbimeve", thote ai. Shoqata Kombetare e Transportit Urban perpiqet te qetesoje qytetaret se, nese miratohet propozimi per rritje, do te ndryshojne edhe kushtet e mjeteve te transportit. Ne fakt, Hyka thote se operatoret private te sherbimit te transportit kane humbje nisur nga fakti se shume qytetare perfitojne falas, e shume te tjere me rimbursim. Po te shtojme ketu edhe cmimin e naftes, i cili eshte rritur se tepermi kohet e fundit, domosdoshmeria per rritjen e cmimit te biletave eshte e madhe.
Deshmite e invalideve, njohje pjeserisht
Deshmite e invalideve te punes, apo edhe te veteraneve, jane njohur pjeserisht keto ditet e fundit. Edhe pas nxjerrjes ne treg te biletave mujore, duket se me te diskriminuarit nga masat qe kane marre operatoret private jane pikerisht personat qe bejne pjese ne keto kategori. Duket se edhe vete shoqata nuk eshte e sigurt nese duhet apo jo, qe te njihen keto deshmi. Deshira e operatoreve private eshte qe t'i njohe, porse xhepi nuk ua mban. Kjo, sepse udhetimi falas per invalidet e punes, veteranet apo kategori te tjera qe udhetojne falas, eshte nje nder shkaktaret pse Shoqata Kombetare e Transportit Urban gjendet aktualisht ne krize. Problemi, sipas drejtuesve te kesaj shoqate, eshte se shteti nuk rimburson asnje lek per keto kategori, edhe pse operatoret qe operojne ne transportin qytetes jane private. Sot per sot, rimbursohet per sherbimin qe kryen vetem Parku, i cili ka linjen e vetme Kombinat-Kinostudio. Ndersa operatoret qe perballojne pjesen tjeter te transportit ne Tirane, qe eshte edhe me e madhja, nuk rimbursohen. Ne keto kushte, sipas operatoreve private, eshte e pamundur qe te krijosh standarde te sherbimit.