Krajka: Ndjehem teper i vleresuar
E Marte, 06 Maj 2008
Kompozitori Agim Krajka eshte preja tyre personaliteteve te kultures sone qe prej fillimit te viteve ‘90-te u largua nga Shqiperia drejt Amerikes. Ndersa vjet, u rikthye serish ne Tirane per t’u larguar drejt tokes se premtuar vetem per festa a per te takuar dy djemte e tij. Mirepo, ardhja ne Shqiperi e detyroi te perballej edhe me pensionin e tij fare minimal, i cili e detyroi te trokiste dyerve te shtetit per te kerkuar shtese te tij. Pergjigjen e ka gjetur menjehere, ndaj paraditen e djeshme, ne ceremonine e akordimit te ketyre pensioneve te posacme per 8 personalitete, ai u shpreh: “Erdha nga Amerika pa asnje dollar borxh, dhe kjo ishte aftesia ime, por ama isha edhe pa asnje dollar ne xhep. Per nje artist mund te tingelloje edhe banale te flase per para, mirepo na duhen per te jetuar, sepse une erdha ketu si pensionist, dhe me duhet te jetoj”. Krajka pohon gjithashtu se kerkesa e tij per pension te posacem nuk ra ne vesh te shurdher, perkundrazi, pati pergjigje teper te shpejte.