Pensione te posacme per 8 personalitete te kultures
E Marte, 06 Maj 2008
Anisa Ymeri
Kane shkuar ne skene dekada te tera te jetes se tyre dhe duartrokitjet jane ato qe s’ju kane munguar ne asnje moment. Mirepo, rrallekush ka ndjere “doren e shtetit” per ndonje trajtim special. Pak dite me pare, ne saje te nje vendimi te Keshillit te Ministrave, 8 personalitete te artit dhe sportit kane perfituar pensione te posacme pas dhjetera viteve pune ne skene. Gjate nje ceremonie fjalepake, paraditen e djeshme, artistet kane marre nga ministri i Kultures, Ylli Pango, edhe falenderimet per kontributin e tyre te pacmuar nder vite. Ministri Pango u shpreh se, “ky gjest, deshmon drejtpersedrejti per perkujdesjen dhe vemendjen e vecante qe tregon shtetit shqiptar ndaj personaliteteve qe kultivuan kulture, qytetari dhe edukate sportive ne jeten e shoqerise shqiptare”. Por, ajo cka theksohet eshte se ky eshte vetem nje fillim, i cili premtohet se do te kete vijimesine ne dhenien e pensioneve te posacme per te tjera figura, qe kane lene gjurme ne historine e artit dhe kultures sone.
Artistet shqiptare nuk jane aspak te pasur, mirepo, ne nje dite te tille, ata rrefejne se ndjehen teper te emocionuar jo aq per shtesat ne pensionet e tyre, por per vleresimin e madh moral qe ndjejne. Kritiku i artit, Adriatik Kallulli, pohon: “Ndjehem shume i vleresuar dhe ju premtoj se shume shpejt do te kete te tjere libra qe te deshmojne per punen time”. Akordimi i ketyre pensioneve te posacme, eshte tregues i njohjes dhe vleresimit te atyre protagonisteve qe kultivuan shije artistike dhe emancipim te nje shoqeri e indoktrinuar nga sistemet dhe ideologjite qe perhapnin nenshtrim dhe utopi.
Kompozitori Agim Krajka, qe per vitet te tera e la Shqiperine, per t’u rikthyer vetem vitin e shkuar, shprehet se, “ne jemi artiste dhe ceshtjet materiale mund te tingellojne edhe banale. Mirepo, na duhet edhe ne te jetojme, ndaj ndjehem shume i nderuar. Une erdha nga Amerika pa asnje dollar borxh, por ama erdha dhe pa asnje dollar”.
Nga ministria premtohet se kjo nisme e ndermarre, nuk nis e perfundon brenda nje kohe te caktuar, nje mandati qeverises a programi te perkohshem politik. Do te jete nisme e vazhdueshme. Nje nder personalitetet, qe iu akordua nje pension i vecante, eshte edhe karikaturisti Bujar Kapexhi, i cili, ndonese ne pension, eshte teper aktiv me krijimet e tij therese. “Eshte vleresim teper i madh qe na akordohet ky pension i posacem, pasi deri me tani, pasuria jone kane qene duartrokitjet e publikut shqiptar nder dekada”.
Pension te posacme per artistet:
Agim Krajka- dirigjent
Adriatik Kallulli- studiues, kritik arti
Eno Koco- dirigjent
Vitore Sallaku- gjimnaste cirku
Bujar Kapexhiu- karikaturist
Ilia Terpini- operator
Bardhyl Salillari- sportist
Namik Prizreni- piktor