PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

“Sekretet” shperfaqen ne ekranin e kinemase


E Marte, 06 Maj 2008

Stina e premierave te filmave shqiptare, qe nisi me “Trishtimin e zonjes Shnajder” te kineastit Piro Milkani, vijon me “Sekretet” e Spartak Pecanit. Paraditen e sotme shfaqet premiera e nje filmi per cmendurine shqiptare, cmendurine e nje kombi, qe nuk ishte i afte per 50 vjet te shprehe vetveten. Jane nje sere pyetjesh qe shtrohen, pergjigjet e te cilave do te shperfaqen nje nga nje ne dublat e filmit, i cili prej 9 majit do te nise projeksionin ne Millenium per gjithe shqiptaret. Ngjarja qe zhvillohet ne nje spital psikiatrik. Nje komb i goditur psikologjikisht. Cfare ka ndodhur me kujtesen e ketij kombi, apo a do ta fitojne identitetin e humbur dhe a do te jene ndonjehere vetvetja? Regjisori rreket t’i jape pergjigje gjithseciles prej ketyre pyetjeve nepermjet personazheve te interpretuara nga aktore te zeshem te kinemase shqiptare. Kryeroli eshte misheruar nga Ndricim Xhepa, e rreth tij jane aktoret e rinj Ermela Teli, Neritan Licaj, Eftiola Lacka e Redian Mulla. Ndersa per t’u theksuar eshte aktori kosovar me fame pertej vendit tone, Enver Petrovci. E duke u cilesuar me plot goje stina e filmave shqiptare, pas perfundimit te ketij projeksioni, ne Millenium do te shfaqet nje prej filmave te shumeperfolur “Koha e Kometes”, i cili misheron romanin “Viti i mbrapshte” i Ismail Kadarese. Dhe nje tjeter film i regjisorit Artan Minarolli, “Lutja e dashurise” me skenar te Ylljet Alickes, per premieren e te cilit ka me se 2 vjet qe flitet.

Xhepa mes aktoreve te rinj

Aktori Ndricim Xhepa eshte padyshim me prezenti jo vetem ne dublat e kinemase shqiptare, por edhe ne teater. Ne filmin “Sekretet”, te Spartak Pecanit, ai gjendet mes aktoreve te rinj si Neritan Licaj, Ermala Teli, Eftjola Lacka e Redian Mulla etj.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika