Lorik Cana, i vetem ne kete bote
E Marte, 06 Maj 2008
A do te arrije Marseja ta ndertoje mbrojtjen rreth Canes, sezonin e ardhshem? Kjo eshte pyetja qe bejne analistet e kampionatit francez ne lidhje me ulje-ngritjet e shumta te skuadres se shqiptarit. Ne leter, mbrojtja e Olimpikut te Marsejes eshte krenare, por vetem ne leter, sepse, sic ka ndodhur shpesh ne kete sezon, mbrojtja foseene ka leshuar dy here kunder Bordose (1-2), duke lene keshtu tre pike me vlere qe perkthehen: podium. Ne mes te kesaj amullie, nje njeri rilind, Lorik Cana, mesfushori shkaterrues me i mire i formacionit, qe duket se pak nga pak do t’i drejtohet qendres se mbrojtjes. Fakti qe golashenuesit jane lojtaret me te preferuar te tifozerise, nuk e le pas kapitenin Cana. Ai ka ditur te marre gjithmone pergjegjesite e tija ne momentet e mira dhe ne momentet me te keqija, ndaj Lorik Cana ishte i vetmi lojtar i Olimpikut te Marsejes, i cili pranoi te fliste per mediat franceze pas humbjes ne shtepi me Bordone. “Humbem nje ndeshje te rendesishme ne optiken e Liges se Kampioneve, por do te vazhdojme te luajme deri ne fund”, tha Cana per gazeten e njohur sportive “L’Equipe”. Ashtu si edhe trajneri i Marsejes, Erik Gerets, edhe kapiteni i Marsejes pranoi superioritetin e Bordose. “Ne pjesen e dyte ishin gjeresisht superiore. Patem shume probleme per t’u organizuar e per te qene te gjithe nje bllok. E paguam shtrenjte perballe nje ekipi shume mire te vendosur. Ne kater ndeshjet e fundit ne shtepi, kemi humbur tre. Jane shume. Fatmiresisht, fitojme ne transferte, nderkohe qe duhet te ishte e kunderta”. Trajneri Erik Gerets pranon se lojtareve te tij iu mungoi qetesia: “Beme nje pjese te dyte te keqe dhe patem nje fat te keq ne fund te lojes. Duhet pranuar se Bordo ka shume kualitete”. Kur kane mbetur edhe dy jave nga perfundimi i sezonit, Marseja ndodhet ne vendin e katert me 58 pike, dy me pak se Nansi (60). Marseja do te luaje me Nansin ne transferte dhe Strasburgun ne shtepi. Gerets eshte i qarte: “Duhet te marrim gjashte pike. Kjo nuk do te jete e lehte, por gjithcka eshte e mundur. Nese do ta braktisnim tani kampionatin, do te ishte nje skandal. Kemi pasur shume luhatje gjate sezonit”.