Putin: Rusia nuk kercenon askend
E Marte, 06 Maj 2008
Rusia do te demonstroje te premten potencialin e saj ushtarak ne rritje gjate parades ne Sheshin e Kuq, deklaroi dje Presidenti rus, Vladimir Putin. ''Nuk kercenojme askend. Ky eshte nje demonstrim i potencialit tone ushtarak ne rritje qe ka te beje me mbrojtjen'', theksoi ai gjate nje takimi me zyrtare te larte te administrates shteterore, sipas pamjeve te transmetuara nga televizioni rus. Per here te pare qe nga viti 1990, ne paraden qe perkujton mbarimin e Luftes se Dyte Boterore dhe lavdine e epokes sovjetike do te parakalojne tanke, raketahedhes dhe arme te tjera te renda ushtarake.